Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në dialog për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.
Pas mbledhjes së grupit të PD, Basha theksoi se mazhoranca po vepron në shkelje të Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
Sipas tij, Rama kërkon të emërojë një prokuror që do të mbyllë dosjet e krimit dhe të korrupsionit ku janë të përfshirë zyrtarë të qeverisë.
Fjala e Lulzim Bashës:
Edi Rama ia ka dalë të sabotojë KLP. Ai tani na fton të shkelim kushtetutën që ai të ketë një prokuror nën gishtin e tij që do të bëjë të mundur mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë bashkëpunim nga PD me një keqbërës. Thirrja ime e vetme ndaj Edi Ramës është të zbatojë Kushtetutën. Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me Kushtetutën, ai do të përballet me përgjigjen më të fuqishme nga opozita.
www.lajm-shqip.com