Lulzim Basha thërritet në Prokurori për çështjen e Xhisiela Malokut…
Prokuroria ka thirrur kreun e PD Lulzim Bashën për të dëshmuar mbi çështjen e Xhisiela Malokut.
Basha do të pyetet ditën e premte nga prokurorët e çështjes për informacionet që ka në lidhje me këtë temë.
Lulzim Basha thërritet në Prokurori për çështjen e Xhisiela Malokut…
Lidhur me këtë çështje, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, paditi Bashën për shpifje, fyerje dhe shpërdorim detyre.
PD akuzoi Ballën se ka kërcënuar ish-oficerin e policisë Emiljano Nuhu. Dy ditë më parë, pas një shpërthimi me tritol të ndodhur në shtëpinë e gjyshërve të Xhisiela Malokut, kjo e fundit akuzoi Partinë Demokrate si autore të ngjarjes.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
10.10.2018