Kreu i PD-së, Lulzim Basha mbërrin sot në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se axhenda e takimit do të jetë, mes të tjerash, protesta e madhe e thirrur nga opozita në ditët e fundit të Janarit.
Për këtë, janë lajmëruar të gjithë grupseksionet, për të patur një pjesëmarrje të gjërë në këtë takim.
Lulzim Basha do pritet nga krerët e PD-së Elbasan.
Krerët lokalë, e kanë vlerësuar takimin dhe ardhjen e liderit të PD-së në këtë qytet. Jo pa qëllim është caktuar dhe ora 17-të e pasdites.
Mendohet se është orari më i përshtatshëmm për organizime të tilla, pasi kooçidon më përfundimin e orarit të zakonshëm të punës.
Janë ftuar, ndërkohë krerët e rajoneve të degës së PD-së, si edhe intelektualë, që kanë mbështetur e mbështesin PD-në gjithmonë.
Fillimisht, ai do të pritet nga kryetarim i degës së PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçi, njëkohësisht edhe deputet i kësaj partie.

Ende, nuk është përcaktuar salla, se ku mund të mbahet një takim i tillë.
Zakonish, në raport edhe me pjesëmarrësit, PD-ja ka zgjedhur gjithmonë sallën e teatrit “Skampa”.
Megjithëse ky i fundit ka kohë, që nuk ka pranuar asnjë parti politike për takime të tilla.
Gjithashtu, mësohet se takimi fillimisht do të mbahet i ngushtë në selinë e degës së PD-së, pastaj do të jetë i hapur dhe me pjesëmarrje të lirë.
Ende nuk dihet, nëse Basha do të udhëtojë i vetëm në Elbasan, apo atë do të mund ta shoqërojnë drejtues të lartë të partisë.
Për lajm-shqip
Alfrida Danushi