Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se: Lulzim Basha: Kemi fakte që Fatmiri falsifikoi nenin 491 për Agronin ! Pasi braktisën sallën e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa seanca ende nuk kishte përfunduar, grupi parlamentar i PD-së dhe aleatët u mblodhën në selinë blu.
Lulzim Basha: Kemi fakte që Fatmiri falsifikoi nenin 491 për Agronin !
Menjëherë pas braktisjes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi parlamentar i PD-së dhe aleatët janë mbledhur në selinë blu. Diskutimet fokusuan në qëndrimin e opozitës pas deklaratave në të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Basha tha se sot do të jepen fakte të reja për Fatmir Xhafën.
Ndërkohë, PD, në konferencë shtypi në seli për të dokumentuar se si falsifikoi Fatmir Xhafaj nenin 491 për të shpëtuar vëllain. Sipas Enkelejd Alibeajt dhe Gazmend Bardhit, ish-ministri i Drejtësisë, Xhafaj ka falsifikuar nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale për të shpëtuar të vëllain Agronin. Ja çfarë thanë Alibeaj e Bardhi:
Pa transparencë dhe në konflikt të pastër interesi, Fatmir Xhafaj propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale. Ky ndryshim, i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj. Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, befas dhe pa asnjë diskutim, shtohet pika “f”. Duke parashikuar që: Nuk mund të jepet ekstradimi, në,që,se personi është dënuar në mungesë. Me pëjashtim të rastit, kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.
Fatmir Xhafaj propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale.
Ja faktet: Me shkresën nr. 3960, datë 28.12.2016, deputetja Hysi, ka propozuar këto ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 491. Në pikën 1, shkronja “c” shfuqizohet. Pas shkronjës “e” shtohen shkronjat “ë” dhe “f” me këtë përmbajtje: Kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit kërkues ose të shtetit të kërkuar. Kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar. Pas pikës 1, shtohet pika 2 me këtë përmbatje: Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.”
Ky propozim në komisionin e ligjeve është i qartë. Nëse një shtetas i dënuar në mungesë jashtë territorit shqiptar nuk jep pëlqimin për tu ekstaduar. Apo për ta vuajtur dënimin në vendin ku është dënuar…Atëherë ai e vuan dënimin në burgjet shqiptare. Kështu e përfunduan konferencën për shtyp, dy eksponentët e lartë të PD-së.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili