Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»MJEDISI & ENERGJIA»Lugina e Valbonës, tundimi për t’u rikthyer në parajsë
Lugina e Valbonës, tundimi për t’u rikthyer në parajsë

Lugina e Valbonës, tundimi për t’u rikthyer në parajsë

9 vite më parë Komento

Kryekomunari: Shpejt asfaltohet rruga nga Bajram Curri.

Turistë të huaj e vendës mbipopullojnë  gjatë stinës së verës perlën e Veriut.

Askush nuk i ka rezistuar tundimit për t’u rikthyer në luginën e Valbonës, pasi e ka vizituar një herë atë. Dëshira për të vizituar Valbonën e për të fjetur në shtëpizat prej druri, pasi je “rropatur” në brigjet e lumit me ujë të kristaltë dhe ke shijuar kuzhinën tradicionale, është edhe më tunduese në këto ditë vere. Vizitorë të huaj dhe vendës garojnë në rrugën që ende trazon pluhur për të mbërritur te “Rilindja”, “Qoku i Valbonës”, apo “Fusha e gjësë”, por dhe më shumë tek bujtinat e ngritura përgjatë rrjedhës së lumit. Natyra i ka dhënë gjithë madhështinë dhe bukurinë e saj kësaj perle të Shqipërisë. Gurgullima e ujit në grykën thikë të ndarë në malet mbi 2500 metra mbi nivelin e detit dhe oshëtima që vjen nga majat me borë të përhershme të fusin në magjinë e luginës të mbushura plot me legjenda për kreshnikët e hershëm Muji e Halili e deri tek të vonët, si Bajram Curri me shpellën e Dragobisë.
Vizitorët
Më të shumtë janë ata çekë, sllovenë, gjermanë që pëlqejnë turizmin malor, ngjitjet alpiniste, sportet dhe aventurat në majat dhe shpellat e pafundme të luginës. Pavël quhet njëri prej tyre që ka ardhur nga Çekia. “Valbona është parajsa ime. Rikthehem dhe dy-tri herë në vit. Dua të fle jashtë, të gatuaj vetë, të eci pa fund dhe gjithë kjo mrekulli më mban gjallë edhe në vendin tim, dhe mendja më rri se kur do kthehem”, thotë çeku. Në burimin e Valbonës takojmë një kolektiv mësuesish nga një shkollë e Prishtinës. “Jam rritur me idenë e prindërve dhe njerëzve të mi se kam emrin e lumit më të bukur në botë. Sot e vizitova për herë të parë dhe me të vërtetë tani po e besoj krahasimin”, thotë Valbona, drejtoresha e shkollës.
Banorët
Ata të paktë që kanë mbetur, e dinë mirë se vetëm turizmi malor është mbijetesa e tyre. Kola, Mirashi, por dhe Edi nga Qoku i Valbonës kanë tashmë bujtinat e tyre. Edi thotë se në lagjen e tij prej 7 muajsh mungojnë dritat dhe kjo po e dëmton biznesin. Në dimër në Valbonë ra mbi tre metra dëborë, pati izolim, shembje dhe plot probleme të tjera që ende duket se kanë lënë pasoja. Të gjithë po rikthejnë jetesën e dikurshme, se vetëm ajo josh vizitorët. Komuna ka 10 fshatra me 4310 banorë me 719 shtëpi, ku banojnë 986 familje. Fshati më i madh dhe qendra e komunës Margegaj ka 227 shtëpi, por fshatra të vegjël, si Rrogami, në një shtrirje të madhe ka vetëm 31 shtëpi. Shumë prej banorëve janë në verim në bjeshkët me dëborë të përjetshme. Në lokale e bujtina, sidomos në mbrëmje, dëgjohet ritmi i valles tropojane, tingujt e lahutës e çiftelisë. Rapsodi më i njohur i zonës, Ibrahim Muçaj, nuk e heq kostumin kombëtar me shqiponjë në mes. Bashkë me të birin, ai nxjerr nga thellësia e shekujve melosin dhe folklorin për natyrën, kreshnikët, bjeshkën e luftërat. “Ne me traditën tonë në veshje, këngë e instrumente, sjellim para pushuesve tanë atë pjesë të jetës shpirtërore që na ka mbajtur gjallë ndër shekuj, ndër këto male e lugina pa u shuar asnjëherë. Duhet ta shohin njerëzit nga mbarë bota këtë pasuri tonën dhe ta trashëgojmë ndër breza”, thotë rapsodi.
Investimet
Jo vetëm banorët, por dhe shteti e organizmat e tjerë financiarë janë tashmë të bindur se investimet në këtë sektor janë prioritare. Në luginë sapo është përuruar Qendra e Zhvillimit të Turizmit, një financim prej 50 milionë lekësh të rinj nga FZHSH-ja me të gjithë aksesorët e duhur dhe materialet propagandistike. Pushtetarë lokalë dhe qendrorë, deputetë e ministra këndej e andej kufirit, janë të një mendjeje se ky lloj turizmi duhet stimuluar. Komunës i prin prej tri mandatesh Rexhë Biberaj, një njeri që nuk resht në punën e tij për të tërhequr sa më shumë investime. “Dua të jap disa sihariqe për mysafirët dhe banorët e komunës. Pas pak ditësh nis asfaltimi i rrugës nga Bajram Curri deri në Valbonë. Më pas do vijojmë me ndërtimin e centralit që zgjidh përfundimisht problemin e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujësjellësit. Në vitin 2004 këtu vinin 250 turistë në vit, sot vijnë 25 mijë. Ne po punojmë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe donatorët që kësaj perle të mos i mungojë asgjë. Kjo luginë dhe këta banorë afrojnë gjithë mrekullitë që mund të provojë njeriu. Zoti na ka bekuar me natyrën, ne po punojmë ta shfrytëzojmë atë më së miri. Këtu vijnë turistë nga çdo vend i botës dhe gjejnë mikpritjen e paparë, flenë në rrugë anës lumit e në bjeshkë dhe asgjë nuk u ndodh”, thotë Biberaj.

Bukuritë e natyrës
Lumi i famshëm i Valbonës, pasi buron në një ujëvarë 50 metra të lartë, vijon gjarpërimin e tij për 5 km si lumë i nëndheshëm, derisa nxjerr krye në fshatin Valbonë. Është e njohur dhe e rrallë trofta që rritet në këto ujëra të ftohta dhe të pastra. Komuna kufizohet më qytetin e Bajram Currit me Malin e Zi dhe Thethin. Majat e shumta në formën e kullave shkëmbore arrijnë deri në 2698 m lartësi duke kulmuar me Jezercën. Pyjet me dushk, ah, pishë dhe livadhet janë unike, por këto masive të virgjëra ruajnë brenda tyre dhe një botë shtazore të egër me ujq, dhi të egra, arinj, drerë, derra të egër, rrëqebuj, lepuj, dhelpra dhe plot e plot shpendë, ku mbretëron mes tyre shqiponja. Të gjitha këto pasuri dhe mikpritja e banorëve janë ftesa më e bukur për të qenë vizitor në luginë. Përrenjtë dhe degët e lumit janë shfrytëzuar bukur për kultivimin e troftës dhe ndërtimin e mullinjve me ujë. Përgjatë luginës janë dhe shumë gjire e ujëvara, por lart në bjeshkë dhe liqene akullnajore si ai i Xhemës, liqeni i Jezercës, dhe shpellat e pafundme.

“Qytetarët e nderit” në Valbonë

Këngëtarja kosovare, Nexhmije Pagarusha

Ky titull është gjithmonë për mysafirët, thonë në luginë. E i pari është Kryeministri Berisha, që jo vetëm vjen nga Tropoja, por komuna e ka shpallur nderin e saj për kontributin e dhënë në investimet e qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës. I dyti është ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, të cilin e takojmë bashkë me familjen e tij në Valbonë. “Valbona për mua është perla e natyrës shqiptare. Unë vij shpesh dhe ndihem si banor i kësaj ane. Besoj fort në punën e këtyre njerëzve të mrekullueshëm dhe kryetarit të komunës, si dhe gjithë niveleve të pushtetit se Valbona do jetë një parajsë e turizmit malor”, shprehet ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Listës së qytetarëve të nderit i shtohet edhe drejtori i Përgjithshëm i FZHSH-së, Benet Beci. Në fund të udhëtimit takojmë dhe një perlë tjetër, këtë herë të muzikës shqiptare, këngëtaren e njohur Nexhmije Pagarusha që po shijon Valbonën. Në moshë të thyer dhe jo mirë nga shëndeti, ajo thotë se rinohet kur vjen në Valbonë.

17.07.2012

Burimi: Gazeta Panorama

energjia lajm lajm i fundit lajme lajme shqip lajmeshqip lajmet e fundit lajmi lajmi i fundit lajmshqip mjedisi panorama 9 vite më parë
admin
Etiketime energjia lajm lajm i fundit lajme lajme shqip lajmeshqip lajmet e fundit lajmi lajmi i fundit lajmshqip mjedisi panorama
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Kërcënim terrorist, mbyllet ura mes SHBA e Kanadasë

Pasardhëse

10 Vendet me Madheshtore ne Botë !!

Të Ngjashme

Fleckenstein: ‘Me hir a me pahir’, Shqipërisë do t’i hapen ‘dyert’ e europës… 

Fleckenstein: ‘Me hir a me pahir’, Shqipërisë do t’i hapen ‘dyert’ e europës… 

admin 3 vite më parë
Fier/ Mes ushqimeve, katër aparate celularë për djalin në burg

Fier/ Mes ushqimeve, katër aparate celularë për djalin në burg

Administrator 4 vite më parë
Alarmi/ Në Shqipëri shkak për vetëvrasjet edhe rrjetet sociale

Alarmi/ Në Shqipëri shkak për vetëvrasjet edhe rrjetet sociale

Elda Bani 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com