Luana Vjollca në prag të martesës me të dashurin e saj? Ja detajet…
Luana Vjollca në prag të martesës
“Shiko kush luan” është programi më i ri i moderatores simpatike këtë sezon televiziv në “Top Channel”.
Në superformë, ajo paralelisht po punon edhe për vazhdimin e karrierës në muzikë.
Sigurisht kjo, nën menaxhimin e të dashurit nga Kosova, Krenar Çoçaj.
E duket se një vit, pasi fotografët i kapën për herë të parë çift, duke drekuar në një restorant në Tiranë, ata kanë ecur shumë në marrëdhënien e tyre.
Jo vetëm që janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit, por tashmë po bëjnë plane për martesë.
Mesa duket distanca fizike (duke qenë se Krenari jeton në Prishtinë) po detyron çiftin që të hedhin hapin drejt altarit, pak më shpejt sesa mund të mendohej.
Edhe pse ende nuk dihet një datë e saktë, parashikohet që vera e vitit 2018 të jetë periudha kur ata kanë programuar t’i japin fund beqarisë.
E dashura, tashmë e deklaruar e menaxherit të artistëve nga Kosova, Krenar Çoçaj, flitet se bën jetë të lumtur pranë djalit që njihet jo vetëm si menaxher i zoti, por edhe si i pasur.
13.12.2017