LSI nuk bojkoton Kuvendin: shkon në seancë me Mesin.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndjekur një strategji tjetër me atë të Partisë Demokratike. Deputetët e LSI-së kanë marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve në Kuvend ku ndodhet zv.kryeministrja Mesi. LSI nuk bojkoton Kuvendin, por shkon në seancë me Mesin.

Mesi është pyetur për çështjen e administratës publike dhe ka pasur debat të ashpër PS-LSI.
Partia Demokratike ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit pas vendimit për mosbindje civile ndaj qeverisë.
I vetmi opozitarë në sallë ka qenë Nasip Naço, i cili ende nuk dihet a e ka vendim të tijin apo të LSI.
Naço pyet për policinë gri që Rama përmendte në fushatë dhe se çfarë u bë me të.
Ndërsa Hyseni i ka cilësuar pyetjet e Naços si katundare dhe replikat midis tyre kanë vazhduar.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata