Pas deklarates së ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për sistemin e radarëve të rinj që do të monitorojnë hapësirën detare, ka reaguar ashpër nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.
Me ane te nje postimi ne faqen e tij ne Facebook, Luan Rama i ka adresuar disa pyetje ministres.
Reagimi i Luan Rames
Zonja Ministre e Mbrojtjes paska thënë se Ministria e Mbrojtjes do të blejë radarë të rinj!
Po përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues, kur do të na e thotë?!
Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës, kur do të na e thotë?!
Po përse janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë kur do të na e thotë?!
Burimi: lajmifundit.al