Pas 4 ditësh bllokim i rrugës Lozhan -Moglicë fillon puna për pastrimin dhe zhbllokimin e këtij aksi.
Bashkia e Maliqit ka nisur punën ditën e sotme për të normalizuar situatën në aksin Lozhan-Moglicë.
Si pasojë e reshjeve të dendura u shkaktua rrëshkitje të dheut çka solli bllokimin dhe izolimin e 7 fshatrave në këtë zonë malore.
Sipas kreut të bashkisë Maliq, Gëzim Topciu sot është bërë e mundur nisja e punimeve në aksin që lidh Korçën me zonën e Mesmalit pasi me herët ishte e pamundur për shkak të motit të keq dhe me reshje, por edhe terreni i vështirë e bënte të pamundur ndërhyrjen. Sipas Topciut dy skavator dhe mjete me inerte janë duke punuar në rrugën e bllokuar për të hapur këtë aks dhe për të kthyer në normalitet qarkullimin në këtë zonë.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj