Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Lotarisë Amerikane/ Ja tre mundësitë për të përfituar GreenCard
Lotarisë
Lotarisë Amerikane/ Ja tre mundësitë për të përfituar GreenCard

Lotarisë Amerikane/ Ja tre mundësitë për të përfituar GreenCard

4 vite më parë Komento

Diskutimet për përfundimin e programit të imigracionit në SHBA përmes lotarisë për Green Card kanë filluar dy vjet më parë. Ato janë pjesë e diskutimeve në kuadër të reformimit të ligjeve të migracionit.

Të ngjashme mund të lexoni:

• Gjatë 2017 policia greke sekuestron 16 ton kanabis shumica nga Shqipëri

• Rritet numri i të burgosurve në Itali, shqiptarët në vendin e tretë

• Ja sa vite i duhen një shqiptari për të bërë 1 milionë dollarë me punë të ndershme

Dy senatorë republikanë patën kërkuar atëherë t’ i jepet fund lotarisë.

Por edhe së fundmi, në reagimin e tij pas një akti terrorist në Nju-Jork, presidenti Trump kërkoi t’i jepet fund këtij programi. Ai kritikon mes të tjerash kushtet që duhen plotësuar për të fituar llotarinë, si janë shumë minimale, që mund të plotësohen prej kujtdo. Më shumë se për dhënien fund të programit flitet për zëvendësimin e tij me një sistem imigracioni të bazuar në pikë. E sigurt është se nëse llotarisë i jepet fund, nuk ekziston më mundësia për personat pa kualifikime të veçanta që të imigrojnë në SHBA.

Të paktën GreenCard Lotterie DV -19 kryhet me garanci të plotë, dhe aplikimet dërgohen tek autoritetet amerikane që bëjnë procesin e përzgjedhjes. Deri tani shifrat kanë treguar se një ndër 25 aplikues e fiton llotarinë. Rreth 77 mijë shqiptarë kanë marrë që nga viti 1999 Green-Card nëpërmjet llotarisë.

Të marrësh Green Card nuk është e lehtë. Ekzistojnë tri mundësi. Njëra është blerja me një çmim, i cili nuk bëhet i ditur, por që mendohet të jetë i lartë. Mundësia tjetër është me martesë me një qytetar ose qytetare amerikane. E treta është me llotarinë Green Card.

Llotaria amerikane u krijua në vitin 1987 nga Presidenti Regan për të krijuar një mundësi për ata që duan të imigrojnë në Amerikë me rrugë legale, por që nuk kanë mundësi. Që atëherë e deri tani SHBA ka hedhur në llotari mijëra karta Green Cards, që janë viza që japin menjëherë lejen e qendrimit dhe punësimit të pakufizuar. Sot lëshohen 55 mijë të tilla në vit. Numri i kartave që lëshohen, në cilin vend dhe për cilin kontinent vendoset nga e para vit për vit. 14,5 milionë vetë aplikuan nga e gjithë bota vitin e kaluar. Nga Gjermania për shembull 532 vetë fituan vitin e kaluar.

Vizat për punonjësit e specializuar

Përveç llotarisë Green Card ndryshimet që kërkohen kanë të bëjnë edhe me vizat H1-B, që janë vizat për punonjësit e specializuar. Vëzhgues në Uashington mendojnë se ndryshimet varen nga e ardhmja e marrëveshjeve të tregtisë midis Amerikës dhe Kinës e Indisë. Nga universitetet në Indi dalin shumë ekspertë të teknologjisë së lartë, të cilët vijnë në SHBA. Çdo vit jepen 85 mijë viza H1-B, një vizë shumë e rëndësishme për ekonominë. Viza H1-B është futur në vitin 1990 për punonjësit e kualifikuar.

Ato zgjaten gjashtë vjet dhe janë të lidhura me një universitet ose kompani të caktuar. 1,5 milionë mjekë, mësues, akademikë, specialistë kompjuterash nga e gjithë bota kanë hyrë deri tani me H1-B në Amerikë.

Me gjithë se janë bërë disa projektligje deri tani asnjë nga ligjet nuk ka ndërruar. Por, çfarëdo që të vendoset nuk pritet që programet për Greencard-Lotterie dhe vizat H1-B të zgjerohen. Po ashtu nuk mendohet të ndryshojnë mundësitë për të marrë Green-Card si sipërmarrës që kërkon të investosh në Amerikë duke hapur vende pune. Po ashtu, Green Card Soldiers, lejeqëndrimi që jepet për qytetarët që nuk kanë nënshtetësinë amerikane, por shkojnë në luftë. Një rregull i nxjerrë nga Presidenti Bush më 2003.

www.lajm-shqip.com

02.01.2018

Green Card lotaria amerikane perfituar tre mundesi 4 vite më parë
Administrator
Etiketime Green Card lotaria amerikane perfituar tre mundesi
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Spektakël fishekzjarresh në vendin më të varfër në Europë…

Pasardhëse

Si do të jetë java e parë e janarit…

Të Ngjashme

Dilema e përhershme: A mund të harroni tradhtinë?

Dilema e përhershme: A mund të harroni tradhtinë?

Elda Bani 4 vite më parë
Fier/ Furtuna anti duhan, gjobë 50 mijë lekë pronarit…

Fier/ Furtuna anti duhan, gjobë 50 mijë lekë pronarit…

Elda Bani 4 vite më parë
Ditmir Bushati: Ne kunder SHBA? Gënjeshtra, kështu votoi edhe Berisha

Ditmir Bushati: Ne kunder SHBA? Gënjeshtra, kështu votoi edhe Berisha

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com