Lori Hoxha e ka dëshmuar me kohë se e dashuron aparatin fotografik. Mbi të gjitha ka dhënë provat se nuk preferon të dalë në një ekran tjetër përveç Top-it.
Gjatë verës është xhiruar emisioni “Guximtarët”.
Teksa udhëtonin drejt Llogarasë për të bërë një hedhje me parashutë me Bora Zemanin, fashionistja ka treguar paksa planet që ka në mendje.
Lori Hoxha ka treguar se po mendon të ketë një emision të sajin.
Bukuroshja ka hedhur idenë për të realizuar një emison, i cili nuk është parë në asnjë televizion.
“Po mendoj për një program, format që ta shpik komplet unë, që s’e kam parë diku tjetër në televizione, të jem autore”, u shpreh Lori.
www.lajm-shqip.com