Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»SPORT»Londër 2012 Shqipëria një dështim
Londër 2012 Shqipëria një dështim

Londër 2012 Shqipëria një dështim

9 vite më parë Komento

Dopingu – Djegia e Erkand Qerimajt dhe e Hysen Pulakut, që rezultuan me doping, ia ulën jo pak shanset, sidomos për shkak të të parit, ndërsa ata që dolën në pedanë bënë maksimumin, por që nuk mjaftonte

Pretendentët – Dështimi më i madh sportiv ishte xhudistja Majlinda Kelmendi, që nga pretendente medaljeje u eliminua që në fazën e 1/8-s. Ndërsa nga vendi i 11 i Romela Begajt në peshëngritje, duket se më shumë do të mbahet mend për fiflaken

Rekordet personale – Dy notarët Noel Borshi dhe Sidni Hoxha, që thyen rekordet personale, si dhe qitësi Arben Kuçana, bënë thjesht detyrën, edhe për faktin se askush nuk priste më shumë prej tyre

Ëndrra kuqezi për medalje rezultoi edhe një herë një flluskë sapuni

Një dështim total. Ky është verdikti i analizës për mbylljen e aventurës shqiptare në Lojërat Olimpike Londër 2012, që përfundoi me vendin e 37 në 50 metra pistoletë nga Arben Kuçana. Asnjë shenjë e lënë, përjashto disa rekorde kombëtare, por që në sytë e botës ishin një asgjë e madhe.

Olimpiada, ngjarja më e rëndësishme sportive e vitit në arenën ndërkombëtare, nisi fatkeqësisht me përcjelljen e një imazhi negativ për ekipin olimpik kombëtar shqiptar, i cili ende pa nisur mirë, u godit nga plaga e rëndë e këtyre lojërave, dopingu.

Dopingu – Kampioni shqiptar i Europës dhe njëkohësisht një ndër shpresat e mëdha të Shqipërisë për medalje në Londër 2012, Erkand Qerimaj, u pezullua për doping në muajin maj. Megjithatë, vendin e tij në ekipin olimpik e zuri peshëngritësi Endri Karina, që kompletoi grupin. Por nuk ishte e thënë: pak para startit të lojërave, dopingu goditi sërish. Këtë herë ishte peshëngritësi tjetër, Hysen Pulaku, i cili rezultoi pozitiv me substancën Stanozolol, në testin antidoping të kryer nga UADA në prag të ceremonisë hapëse të lojërave olimpike. Gjetja dhe përjashtimi i tij për doping ngarkon me përgjegjësi Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, por edhe KOKSH-in, pasi peshëngritësit dhe sportistët e tjerë duhet t’u nënshtroheshin kontrolleve të rrepta pa shkuar në Olimpiadë. Djegia e Erkand Qerimajt dhe pastaj e Hysen Pulakut, ia ulën jo pak shanset, sidomos për shkak të të parit, ndërsa ata që dolën në pedanë bënë maksimumin.

Gafa “Gega” – Në një analizë më të thellë, duke përfshirë gjithçka ka ndodhur me ekipin olimpik shqiptar që para nisjes për në Londër, mund të thuhet pa hezitim që KOKSH-i ka dështuar totalisht në organizim përgatitjen e sportistëve dhe realizimin e objektivave në këto lojëra. Problemi i parë lidhet me mospërfshirjen në listën e sportistëve pjesëmarrës në këtë ngjarje të atletes Luiza Gega, së cilës nuk iu njoh norma olimpike, pasi e kishte arritur në një gare miks, që nuk merret në konsideratë nga komiteti olimpik ndërkombëtar. Pavarësisht justifikimeve të ndryshme, është e qartë që jemi përfaqësuar me një atlete më pak, për shkak të paaftësisë së institucioneve sportive në menaxhimin e sportistëve.

Peshëngritja – Më pas vijnë përgjegjësitë sportive. Nuk pati kulm si vendi i gjashtë i Romela Begajt në “Pekin 2008”, ndonëse vetë ajo arriti të njëjtin rezultat 216 kg në dygarësh, ndërsa u dhuroi edhe një herë shikuesve dhe teleshikuesve vertikalen e saj të shkëlqyer si një peshëngritëse me të kaluar cirku. Vendi i nëntë i Caljes dhe vendi i 11 i Begajt ishte gjithçka e mirë që mundëm, ndërsa në 2008-n ishim pak a shumë po kështu, pasi Romela doli e gjashta dhe Erkand Qerimaj 20-vjeçar i 13-i. Ndryshe nga tani, sportistët realizuan shumicën e ngritjeve, 5 nga 6 gjithsej. Ashtu siç dështoi Godelli këtë herë, po ashtu nuk ia doli Gerti Trasha në vitin 2008 që i humbi të tria provat në stilin e shkëputjes në peshën deri 69 kg, duke u skualifikuar për fare. Vendi i 14 i Endri Karinës nuk rregulloi asgjë nga dështimi total: peshëngritja kuqezi thuajse përfundoi misionin në Londër 2012, duke u përpëlitur mes dëshirës dhe sakrificës së sportistëve për sukses dhe problemeve të saj.

Xhudo dhe të tjerët – Dy notarët Noel Borshi dhe Sidni Hoxha, që thyen rekordet personale, si dhe qitësi Arben Kuçana në 10 m e 50 m pistoletë, bënë thjesht detyrën, edhe për faktin se askush nuk priste më shumë prej tyre, por dështimi më i madh sportiv ishte xhudistja Majlinda Kelmendi, që nga pretendente medaljeje u eliminua që në fazën e 1/8. Nuk la shenjë në këtë Olimpiadë as Adriatik Hoxha i hedhjes së gjyles, kurse në atletikë, në garën e 200 metrave, shqiptarët nuk mundën ta shohin në garë Klodiana Shalën, e cila u tërhoq pas një dëmtimi në stërvitje. Të gjitha këto bënë që ëndrra kuqezi për të paktën një medalje në historinë 116-vjeçare të olimpiadave, të jetë vetëm se një tjetër zhgënjim i madh kuqezi.

Qitje

Arben Kuçana, i 37-i në 50 m pistoletë

Një tjetër rezultat që nuk e çon Shqipërinë më së paku në finalen e garës 50 metër me pistoletë për meshkuj. Dje, rreth orës 12:00, kanë përfunduar eliminatoret e kësaj gare, ku qitësi shqiptar Arben Kuçana kapi në total 524 pikë, duke u renditur i parafundit (i 37-i), me pikë të barabartë në këtë fazë me vendin e fundit, Nikola Saranoviç i Malit të Zi. Me këtë rezultat, qitësi shqiptar nuk e kaloi dot Shqipërinë në garën finale, që ishte pretendimi i drejtuesve të ekipit olimpik shqiptar. Performanca e atletit shqiptar nuk ishte fort e kënaqshme, ndërsa pikët më të ulëta në 6 setet u regjistruan te seti i fundit, ku në total kapi 83 pikë. Ndërsa në setin e pestë, Kuçana mori pikët më të larta në të gjithë garën e tij, 90 nga 100 të mundshmet. Qitësi shqiptar kishte garuar më datë 28 korrik në disiplinën e qitjes, më specifikisht në 10 m, pistoletë ajër, ku ka arritur një rezultat të kënaqshëm. Ai ka grumbulluar 577 pikë, duke zënë vendin e 20 në klasifikimin e përgjithshëm, mes 44 rivalëve në këtë garë. Për sa i përket garës së sotme, objektivi i qitësit shqiptar është fitimi i së drejtës për të garuar në finale.

Rezultatet e shqiptarëve

Noel Borshi

Not: 100 m, flutur

Koha: 1’5”49

Klasifikimi:    e 40-a

Arben Kuçana

Qitje:     10 m, pistoletë

Pikët e grumbulluara: 577

Klasifikimi:    i 20-i

Majlinda Kelmendi

Xhudo: Pesha 52 kg

Rezultati: 1 fitore, 1 humbje

Klasifikimi: 1/8-at

Romela Begaj

Peshëngritje: Pesha 58 kg

Rezultati: 216 kg (dygarësh)

Klasifikimi: e 11-a

Sidni Hoxha

Not: 100 m, stil i lirë

Koha: 51”11

Klasifikimi: i 37-i

Daniel Godelli

Peshëngritje: pesha 69 kg

Rezultati: 3 prova të humbura

Klasifikimi: i skualifikuar

Briken Calja

Peshëngritje: pesha 69 kg

Rezultati: 320 kg (dygarësh)

Klasifikimi: i 9-i

 

Adriatik Hoxha

Hedhje gjyleje

Rezultati: 17.58 metra

Klasifikimi: i 37-i

Endri Karina

Peshëngritje: Pesha 94 kg

Rezultati: 350 kg (dygarësh)

Klasifikimi: i 14-i

 

Arben Kuçana

Qitje: 10 m, pistoletë

Pikët e grumbulluara: 524

Klasifikimi:    i 37-i

06.08.2012

Burimi: Gazeta Shqip

albanian news balkanweb bota deshtimi i ekipit shqiptar dopingu ekipi kombetar olimpik Gaz gazeta gazeta 55 gazeta mapo gazeta ndryshe gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqip on line gazeta shqiptare gazeta shqiptarja gazeta sporti gazeta sporti shqiptar gazeta tema gazeta tema online ikub ikub.al laj lajm lajm i fundit lajm-shqip lajme lajme nga lojrat olimpike lajme nga sporti lajme shqip lajme shqiptare lajme sport lajme sportive lajmeshqip lajmesport lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga sporti lajmet sot lajmet sport lajmi lajmi i fundit lajmifundit lajmshqip lojrat olimpike lojrat olimpike londer medaljet panorama panorama-sport peshngritesit peshngritesit shqiptare peshngritja qitesit shqiptare qitje rekordet personale rezultatet e ekipit kombetar rezultatet olimpike shekulli shqip shqiperia ne lojrat olimpike sport futboll sporti expres sportistet shqiptare tema top channel top-channel.tv xhudistja kelmendi Xhudo 9 vite më parë
admin
Etiketime albanian news balkanweb bota deshtimi i ekipit shqiptar dopingu ekipi kombetar olimpik Gaz gazeta gazeta 55 gazeta mapo gazeta ndryshe gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqip on line gazeta shqiptare gazeta shqiptarja gazeta sporti gazeta sporti shqiptar gazeta tema gazeta tema online ikub ikub.al laj lajm lajm i fundit lajm-shqip lajme lajme nga lojrat olimpike lajme nga sporti lajme shqip lajme shqiptare lajme sport lajme sportive lajmeshqip lajmesport lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga sporti lajmet sot lajmet sport lajmi lajmi i fundit lajmifundit lajmshqip lojrat olimpike lojrat olimpike londer medaljet panorama panorama-sport peshngritesit peshngritesit shqiptare peshngritja qitesit shqiptare qitje rekordet personale rezultatet e ekipit kombetar rezultatet olimpike shekulli shqip shqiperia ne lojrat olimpike sport futboll sporti expres sportistet shqiptare tema top channel top-channel.tv xhudistja kelmendi Xhudo
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Meksikë, zbulohet çokollata 2 500 vjeçare (Burimi: Balkanweb)

Pasardhëse

Greqia, fshesë emigrantëve ilegalë (Burimi: Gazeta Tema)

Të Ngjashme

Panik pas përfundimit  të ndeshjes në Korçë, lojtari i Laçit rrezikon jetën

Panik pas përfundimit të ndeshjes në Korçë, lojtari i Laçit rrezikon jetën

admin 4 vite më parë
Conor McGregor rrezikon arrestimin, ja shkelja që ka bërë…

Conor McGregor rrezikon arrestimin, ja shkelja që ka bërë…

Administrator 4 vite më parë

Berluskoni: Galiani rikthehet në vendin e…

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com