Publikohet 10-ja e atletëve më të bukur dhe seksi të Olimpiadave Londër 2012.
Renditja është bërë nga Stanleybet dhe askush nuk do të çuditet nëse në vend të parë është kualifikuar notari francez Camille Lacourt, që me fytyrën engjëllore dhe fizikun fantastik, ka fituar zemrat e miliona femrave në botë.
Në vendin e dytë është renditur notari australian James Magnussen, i ndjekur nga italiani Luca Dotto.
Notari australian James Magnussen
Notari italian Luca Dotto
Podiumi i tre vendeve të para përbëhet vetëm nga notarë, por nuk ka bërë përjashtim as vendi i 4-të, në të cilin është pozicionuar zhytësi brazilian Hugo Parisi, i ndjekur nga kampioni kanadez në beach volley, Martins Reader.
Më pas renditet tenisti spanjoll Feliciano Lopez, Andreas Thorkildsen, australiani Mitchell Watt dhe kaonisti nga Zelanda e Re, Steven Ferguson. Në fund të renditjes, ndonëse jo më pak të bukur, ndodhen kaonisti amerikan Giuseppe Lanzone dhe David Oliver.
3 gusht 2012