Lloto pa liçensë e bileta të falsifiuara. Një 23 vjeçari nuk i ka mjaftuar hapja e një biznesi bastesh pa liçensë. Ai ka përdorur edhe bileta të falsifikuara për klientët. Kështu është njoftimi zyrtar i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Lloto pa liçensë e bileta të falsifiuara, procedohet…
Kjo e fundit i referohet informacionit të Sektorit për krimin ekonomik e financiar.
Më datë 27.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Këto, për shtetasin F.M, 23 vjeç, banues në fashtin Mbrakull-Poliçan.
23 vjeçari, në Mbrakull, u konstatua duke ushtruar pa leje në lokalin e tij aktivitet të lotarive sportive.
Po ashtu ai u kap duke përdorur bileta të dyshuara si të falsifikuara. Tashmë, ai duhet të përballet me drejtësinë. Akuza bazohet në Nenet 186, 180, 197 e 181 të Kodit Penal.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi