Ka shumë gjëra në botë, për të cilat nuk ka shkon mendja kurrë. Madje, ka shumë të tilla edhe për trupin tonë që nuk i dijmë. Disa nga kuriozitetet më të veçanta, do i gjeni të listuara më poshtë. Po ju, kishit dëgjuar për to?
1. Për të prodhuar një kile të vetme mjaltë, një bletë e vetme do të duhej të vizitonte 2 milionë lule.
2. Mendoni se planeti tokë është i mbipopullua? Epo situata nuk po shkon drejt përmirësimit. Popullsia pritet të rritet në 10.8 miliardë deri në vitin 2080.
3. Ju merrni frymë mesatarisht rreth 8,409,600 herë në vit.
4. Sytë tanë janë gjithmonë të njëjtë për nga madhësia që nga lindja. Por hunda dhe veshët nuk ndalojnë së zmadhuari.
5. Gjatë jetës tuaj ju do të prodhoni pështymë të mjaftueshme për të mbushur dy pishina.
6. Tani, më shumë se 60.000 njerëz fluturojnë mbi Shtetet e Bashkuara me aeroplan.
7. Një ujëvarë në Hauai ( Oahu,Hawaii) e ngre ujin lart ndonjëherë në vend që ta hedhë poshtë. E çuditshme apo jo?
8. Egziston një kishë në Republikën Çeke, e cila ka një llambadar të bërë tërësisht nga kockat njerëzore.
01.01.2018