Gazeta boton listat zyrtare me përfituesit, të ndarë sipas 12 qarqeve.
Qytetarët që marrin lejen e legalizimit të ndarë sipas 12 qarqeve. KLSH: Dosjet në ALUIZNI-n e Vlorës, 90% me shkelje.
Kollozi: I gjithë procesi do mbyllet brenda vitit 2013.
Agjencia e Legalizimeve bën gati dosjet e legalizimit për 2555 familje. Gazeta boton emrat e përfituesve, të ndarë sipas 12 qarqeve të vendit.
Dosjet e këtyre qytetarëve janë miratuar gjatë periudhës 11 deri më 25 qershor. Sipas procedurave, për këta qytetarë ka përfunduar procesi i shqyrtimit të dokumentacionit tekniko-ligjor. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës nga ana e Agjencisë është bërë i mundur tashmë kalimi në fazën e fundit, që është dhënia e lejes së legalizimit.
Në prononcimin e djeshëm për media, kreu i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, nënvizoi se e gjithë drejtoria dhe nëpunësit janë të angazhuar për të kthyer përgjigje brenda 48 orëve nga pagesa e faturës financiare. “Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t falënderon të gjithë ndërtuesit informalë që kanë aplikuar pranë zyrave tona, për interesimin e tyre në rritje, duke i garantuar të gjitha palët e përfshira në proces se ne do të përmbushim me korrektësi maksimale detyrimet tona, pra brenda 48 orësh nga pagesa e faturës financiare pajisjen me lejen e legalizimit”, thekson Kollozi në deklaratën e tij. Por, përgjigjja e ALUIZNI-t brenda 48 orëve shoqërohet edhe me penalitete të tjera, pasi zvarritjes së procesit të legalizimeve duket se po i vjen fundi. “Gjithashtu bëjmë me dije të gjithë ndërtuesit informalë, si dhe opinionin publik, se procesi i legalizimit do të përmbyllet brenda vitit 2013. Pra, secili duhet të besojë te korrektesa dhe transparenca, tashmë e instaluar në punën e institucionit tonë, secili prej ndërtuesve informalë duhet t’i largohet ndërmjetësimeve (sekserëve), sepse të dëmtuar do të jenë vetë ata. Jemi të bindur se ky raport besimi dhe entuziazmi do të forcohet edhe më tej”, thekson Kollozi. Procesi i legalizimeve ka pasur si ngërç pagimin e faturave, edhe pse minimale krahasimisht me çmimet e tregut.
Per te pare emrat per legelizimet kopjoni linkun: http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/06/legalizime1.pdf
26.06.2012
Burimi: Gazeta Panorama