Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KOSOVA»Lirohen ish-luftëtarët e UÇK. Haradinaj: E vërteta doli në…
Lirohen ish-luftëtarët e UÇK. Haradinaj: E vërteta doli në shesh

Lirohen ish-luftëtarët e UÇK. Haradinaj: E vërteta doli në…

9 vite më parë Komento

ramush lajm-shqipHAGE – Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm te tyre.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Ndërkohë, në rrugët e Kosovës ka nisur festa. Qytetarë të shumtë ndoqën seancën drejtpërdrejt në shesh, përmes ekraneve gjigande të mundësuara nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe pritën me brohoritje e fishkekzjarre vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e shumëpritur të ish-komandantit të UCK-së, Ramush Haradinaj.

Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës.

Treshja akuzohej për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars – 30 shtator të 1998-ës.

Vendimi i Tribunalit të Hagës në rastin Haradinaj e të tjerët vjen rreth dy javë pasi kjo gjykatë hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për dy ish-gjeneralët kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.

Sipas vendimit në fjalë, të dy gjeneralët ishin dënuar me 24 dhe 18 vite heqje lirie për shkak të bashkëpunimit gjatë operacionit “Stuhia” të kryer në verën e vitit 1995 në Krajinë të Kroacisë.

AAK: HARADINAJ VJEN NË PRISHTINË NË ORËN 17:00
Ora 16:20- AAK nëpërmjet një deklarate për mediat bën me dije se Ramush Haradinaj pritet të mbërrijë sot rreth orës 17:00 në aeroportin e Prishtinës.
“Këshilli Organizues për pritjen e Kryetarit të AAK-së dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, njofton të gjithë përfaqësuesit e medias dhe opinionin publik se z. Ramush Haradinaj pritet të arrijë në aeroport në ora 17:00 me një fluturim të veçantë nga Holanda”, thuhet në deklaratën e AAK-së, ndërsa mësohet se Haradinaj do të flaës për mediat menjëherë pas ardhjes në Kosovë.

“Adresimin e parë para mediave do ta ketë në aeroport rreth orës 17:15. Pritja është e organizuar nën mbikëqyrjen e protokollit të shtetit. Në ora 19:00 z. Haradinaj pritet t’i adresohet qytetarëve në Sheshin “Nënë Tereza”.

HARADINAJ: MË SHUMË U GËZOVA PËR KOSOVËN SE PËR VETEN
Ora 16:03
 “Më shumë u gëzova për Kosovën se për veten, që e vërteta doli në shesh”. Ky ka qenë impresioni i parë i iish- Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas vendimit të sotëm që mori tribunali i Hagës në një mesazh për agjencinë informative kombëtare “Presheva jonë” .

Haradinaj theksoi në mesazhin e tij se tashmë asnjë nuk mund të njollosë UCK-në dhe kauzën e saj.

“Natyrisht se jam i lumtur..por te qenë realisht më shumë jam gëzuar për Kosovën se sa për veten, sepse më në fund triumfoi e vërteta, cka tani e tutje ska argumente të kritikoj apo njollos UCK-në apo luftën e pastër të luftëtarëve tanë, akuza këto që bëheshim për qëllime të kompremetimit apo hedhjes së imazhit të keq UCK-së apo Kosovës”,-shtoi Haradinaj.

Haradinaj i cili është shprehur i entuziasmuar për lumturinë që kanë treguar bashkëkombasit e tij pas shpalljes së vendimit nuk ka harruar të urojë edhe përvjetorin e 100 të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Uroj të gjithë nga zemra 100 vjetorin e Pavarësisë, mi bën të fala Preshevës..dhe mirupafshim në orët mbrëmjes në aerportin Adem Jashari”,-është shprehur Haradinaj.

BRUKSEL, STANO: HAGA INSTITUCION I PAVARUR
Lajmi i Haradinaj është përhapur sot gjerësisht me anë të mediave. Madje në Bruksel gjatë një konference për shtyp, gazetarët pyetën Peter Stano, zëdhënësin e komisionerit për zgjerim, Stefan Fyle rreth vendimit të Hagës. Stano tha, që nuk i komenton vendimet e gjykatave. “Haga është një organizëm i pavarur, jep vendimet e saj, kurse ne inkurajojmë marrdheniet e mira fqinjësore dhe pajtimin, tha Stano.

AVOKATI MBROJTËS: HARADINAJ SOT NË KOSOVË
Ramush Haradinaj tha përmes avokatit të tij Ben Emmerson se është “koha për pajtim” dhe se do të “garantojë të drejtat dhe pjesëmarrjen e plotë të serbëve në jetën politike të Kosovës”.

Emmerson e ftoi ish-kryeprokuroren Carla del Ponte që t’i kërkojë publikisht falje popullit të Kosovës dhe tre pandehurve, meqë ka ajo ka ngritur aktakuzën.

“Haradinaj kthehet sot në Prishtinë. Ai do të vazhdojë të punojë si lider i Kosovës, në detyrat dhe funksionet që kishte përpara gjyqit.”, – u tha Emmerson gazetarëve në Hagë.

Pas vendimit, Emmerson u tha gazetarëve se “Haradinaj do të udhëheqë qeverinë që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, çfarëdo gjuhe që flasin, pa marrë parasysh se prej nga vijnë dhe pavarësisht nga kombësia e tyre”,

Emmerson tha se me vendimi e sotëm, gjykata në fund solli drejtësi për Haradinajn dhe popullin e Kosovës, pas “rastit më të gjatë dhe më të lodhshëm në historinë e së drejtës ndërkombëtare”.

“Është vërtetuar pa asnjë dilemë se Haradinaj është hero lufte, e jo kriminel lufte. Është koha që të gjithë armiqtë e një Kosovës të lirë të pranojë verdiktin e historisë. Ky vendim duhet të hesht, një herë e përgjithmonë, të gjithë zyrtarët në kreun e qeverisë në Beograd të cilët kanë publikuar gënjeshtra për këtë proces, madje edhe në ditët e vendimit”, ka thënë avokati mbrojtës.

HARADINAJ NË KOSOVË NE 18:00, PRITET ME PROTOKOLL SHTETËROR
Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj do të priten me protokoll shtetëror në Prishtinë, rreth orës 18:00.

Këtë e ka konfirmuar për Express zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Për kthimin e Haradinajt në Kosovë do të përkujdeset Protokolli shtetëror nën kujdesin e Kryeministrit Hahim Thaçi.

29.11.2012

Burimi: Balkanweb

balkanweb gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema gjykata e hages ikub.al kosova lajm-shqip lajm-shqip.com lajme nga kosova lirimihage luftetaret Ramush Haradinaj UCK 9 vite më parë
admin
Etiketime balkanweb gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema gjykata e hages ikub.al kosova lajm-shqip lajm-shqip.com lajme nga kosova lirimihage luftetaret Ramush Haradinaj UCK
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Fundi i botës, nga Rusia vjen “Kit anti-apokalipsi”

Pasardhëse

Brukseli: “Nuk komentojmë deklaratat e Berishës…

Të Ngjashme

Shpend Ahmeti fiton zgjedhjet në Prishtinë

Shpend Ahmeti fiton zgjedhjet në Prishtinë

Administrator 4 vite më parë

Independent: Zgjerohet skandali i trafikimit të organeve

admin 8 vite më parë
Ish-ambasadori i OSBE-së: A janë zbehur marrëdhëniet SHBA-Kosovë?

Ish-ambasadori i OSBE-së: A janë zbehur marrëdhëniet SHBA-Kosovë?

Visar Quni 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com