Agjensia e Klientit në Amerikë, gjobiti një grua me 500 dollarë për një mollë që iu gjet në çantë. Gruaja e kishte marrë mollën nga linja ajrore gjatë udhëtimit.
Crystal Tadlock e cila udhëtonte nga Amerika për në Paris tha se e ruajti mollën për ta konsumuar gjatë udhëtimit për në Denver.
Molla u zbulua gjatë kontrollit nga policët kufitarë amerikanë kur avioni u ul në Minneapolis.
Doganat amerikane dhe patrulla e kufirit nuk komentojnë lidhur me ngjarjen, por thonë vetëm se: të gjitha produktet e agrikulturës duhet të deklarohen.
Molla ruhej në një qese plastike të linjës ajrore Delta Air Lines.
Linja ajrore Delta Air Lines i ofroi klientes një mollë. Në kufi ajo u gjobit me 500 dollarë.
Pasi molla u zbulua, Tadlock i tha oficerit të sigurisë se e kishte marrë mollën nga linja ajrore. Më pas kishte pyetur nëse mund ta hante apo ta hidhte.
Oficeri në vend të një përgjigjeje i vendosi asaj gjobën prej 500 dollarësh.
Tani është radha e Tadlock nëse do ta paguajë gjobën, apo do ta dërgojë çështjen në gjyq.
Ajo i tha punonjësit të sigurisë në Denver se do ta çonte çështjen në gjykatë.
“Është vërtet fatkeqësi që të ndodhë diçka e tillë dhe të trajtohesh si një kriminel vetëm për një frut”-shprehet ajo.
Një zëdhënës i Delta Air Lines refuzoi të komentonte më gjerë mbi incidentin, gjithsesi bëri një deklaratë duke thënë:
“Ne inkurajojmë klientët tanë të ndjekin me kujdes protokollet konsumatorëve dhe mbrojtjes së kufirit”.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
23.04.2018