TIRANË- Opozita ka braktisur Komisionin e Ligjeve, ku sot pritej të diskutohej për ligjin e Inspektimeve, nen për nen. Deputeti Socialist, Pandeli Majko deklaroi se, “Ligji ka rënë me këtë që po bëni sot, nuk keni sjell asnjë propozime. Kërkuam që të sillni ndryshime dhe nuk e bëtë. Po diskutojmë në mënyrë të paprecedentë”,-tha Majko, duke iu bashkuar deputeteve që lanë mbledhjen.
Edhe javën e kaluar opozita u largua nga Komisioni i Ligjeve ku diskutoheshin ndryshimet në ligjin për Inspektimin. Deputeti i PS-së Pandeli Majko ka kërkuar kthimin e ligjit por nuk është pranuar ndërkohë që maxhoranca ka nisur diskutimin nen për nen në komision e vetme.
Ardhja në Kuvend e pr/ligjit të hartuar nga q everia prek dhe modifikon mbi 70 ligje të tjera, gjë që përveç opozitës shqetësoi edhe deputetët e mazhorancës. Kështu më 4 shkurt Komisioni i Ligjeve vendosi të dalë kundër ekzekutivit e t’i propozojë seancës plenare që të kalojë nenet e p/ligjit si amendime të ligjeve përkatëse ekzistuese, pa krijuar një ligj të ri.
11.02.2013
Burimi: Gazeta Shekulli