Lumenjtë dhe përrenjtë e Librazhdit mbushen me hidrocentrale. Librazhdi thahet nga ndërtimi 120 hidrocentraleve. Sikur të mos mjaftonin 100 lejet e dhëna , janë dhe 20 të tjera, që presin firmë e vulë.
Librazhdi thahet nga ndërtimi i 120 hidrocentraleve.

Ky rreth gjendet përsëri nën “kthetrat” e ndërtimit të HEC-eve të reja. Kundër ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, janë ngritur në këmbë banorë e shoqata mjedisore. Ata kundërshtojnë me forcë ndërtimin e tyre pa kriter.
Shoqatat mjedisore kundërshtojnë për të mbrojtur florën dhe faunën e këtij rrethi. Aktualisht, nuk ka lumë e përrua në Librazhd, që të mos jenë projektuar dy a tre hidrocentrale. Të paktën, vetëm në Parkun Kombëtar të Shebenikut do të nisin apo janë në ndërtim 48 hidrocentrale. Po ashtu lumenjtë e Rrapunit dhe të Bushtricës, po thahen për ujë, pasi i kanë thithur tubat e hidrocentraleve. Nëse vazhdon ky ritëm, janë me dhjetëra fshatra që mbesin në thatësirë të plotë.
Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi