Nesër qytetarë të Librazhdit do të nderojnë dy viktimat e komunizmit. Do të nderojnë me respekt dy të rinj, që diktatura ua mori jetën në lulen e rinisë.
Librazhdi përkujton nesër poetët martirë, Vilson Blloshmi e Genc…
17 korriku i këtij viti shënon 41 vjetorin e pushkatimit nga diktatura komuniste të poetëve martirë. Ata janë, Genci Leka (23 mars 1941 – 17 korrik, 1977) dhe Vilson Blloshmi (1948-1977). Është shoqata “Gruaja ndryshe” dhe Bashkia e Librazhdit, që do të promovojnë në Pallatin e Kulturës, monografinë “Saga e Blloshmëve nën terrorin komunist”. Kjo monografi është e autorit Bedri Blloshmi. Libri është konceptuar si një kronikë e bazuar në dokumenta historike e arkivore. Nuk mungojnë në të dhe dëshmi të shumëllojshme për historikun e kësaj Dere të Madhe Atdhetare. Në këtë takim do të jenë të pranishëm studiues, poetë, historianë, gazetarë, ish-të përndjekur, studentë e familjarë. Librazhdi dhe qytetarët e tij ruajnë të freskët kujtimin e hidhur të asaj dite të zezë.
Alfrida Danushi
16.07.2018