Librazhdi konfirmon kryetarin e ardhshëm të Bashkisë. Qyteti i deputetit Taulant Balla, ka qenë i pari, që “prezanton” kandidatin e ardhshëm të Bashkisë. Burime të sigurta pranë degës së kryesisë së PS-së në Librazhd, bëjnë të ditur këtë lajm.
Librazhdi konfirmon kryetarin e ardhshëm të Bashkisë.
Kastriot Gurra, rikonfirmohet si kandidat i PS-së për bashkinë e Librazhdit në zgjedhjet vendore. Këto të fundit pritet të mbahen në Qershorin e vitit që vjen. Lajmi konfirmohet edhe nga një broshurë paraelektorale e PS-së. Ja, çfarë shkruhet në të: – “Emrat e PS për zgjedhjet, kryebashkiakët që mund të ikin dhe të rinjtë që vijnë në 2019”. Kjo e klasifikon Kastriot Gurrën, kryetarin aktual të Bashkisë Librazhd”. Nga i njëjti burim mësohet për një rikandidim të sigurt për një mandat tjetër 4-vjeçar, për Erjon Veliaj në Tiranë dhe Armando Subashi në Fier. Megjithatë këto mund të merren më një lloj rezerve. Varet se çfarë zhvillimesh politike mund të ketë brenda partisë qeverisëse gjer në “vulosjen” e kandidatëve të ardhshëm.

Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi