Dy donatorë në Bashkinë e Librazhdit, për nevoja komunitare. Është një bashkëpunim i mirë i kësaj bashkie me “World Vizion” dhe ambasadën e Kuvajtit në Tiranë. Dy godina të reja për nevoja sociale, ku bashkia ka mundur të ofrojnë dy donatorë. Me financimin e “ World Vizion”, u arrit, që të ndërtohej një shkollë e vogël. Godina shkollore u ngrit për fëmijët e fshatit Arrës në Gizavesh.
Librazhd/ “World Vizion” ndërton shkollë, ndërsa kuvajtianët, ambulancë

Për vite të tëra, këta nxënës e zhvillonin mësimin në një objekt krejt të papërshtatshëm. Ndërkohë, një godinë shëndetësore në një fshat tjetër. Në fshatin Semës u ngrit ambulanca. Kjo, falë ndihmës nga ambasada e Kuvajtit. Në një kohë të shkurtër, u arrit të realizohej një investim shumë i kërkuar nga banorët. Ky, për një ambulancë të re. Ndërtimi i kësaj ambulance do të rrisë më shumë cilësinë e shërbimit. Kjo, pasi objekti i vjetër ishte krejtësisht i amortizuar. Siç duket edhe në fotot krahasuese, godina e vjetër e ambulancës, krejtësisht e papërdorshme. Ndërsa objekti i ri, mbetet në ndihmë të nevojave komunitare për një shërbim mjekësor komod.

Alfrida Danushi
10.10.2018