Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të largët në Librazhd.
Një burrë në Orenjë të Librazhdit ka humbur jetën pas një konflikti të ashpër.
Viktima vritet me sopatë. Ai quhet Idriz Bica kurse autori Fiqiri Haskurti. Autori u arratis menjëherë pas vrasjes.
Vritet me sopatë një burrë në Librazhd. Autori i ngjarjes arratiset.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se më datë 25.01.2018 në sallën operative Librazhd ka ardhur një telefonatë. Telefonuesi anonim ka njoftuar se në fshatin Zdrajsh, një shtetas është vrarë me sende të forta (sopatë).
Shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan:
Në fshatin Zdrajç Librazhd shtetasi Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat dyshohet të jetë vrarë me sende të forta ( sopatë) nga shtetasi F. A., rreth 50 vjeç që dyshohet të jetë i sëmurë mendor.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Ky i fundit, mësohet se është fshehur në pyjet rreth fshatit. Një skuadër policie është vënë në kërkim të agresorit. Ende nuk është kapur.
Alfrida Danushi
25.01.2018