Nuk kishte ndodhur kurrë që një institucioni shtetëror, t’i vihej flaka nga jashtë. Ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme. Informacioni zyrtarizohet nga Komisariati i Policisë Librazhd. Sipas këtij të fundit, Policia në kohë rekord identifikon dhe arreston autorin e dyshuar të zjarrvënies.
Librazhd, i vë zjarrin Bashkisë, kapet dhe prangoset autori…
Menjëherë Zjarrfikësja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Ata kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Si pasojë e flakëve është djegur, pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.
Në kohë rekord është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të zjarrvënies. Ai është, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në Librazhd. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi