Libofsha e Fierit ka hapur shkollë shqipe 110 vjet më parë… 110 vjet shkollë në Myzeqe! Një histori të shkurtër për shkollën e parë në Libofshë.
Libofsha e Fierit ka hapur shkollë shqipe 110 vjet më parë…
Përpjekjet për hapjen e shkollës së parë shqipe në Myzeqe kanë qënë më të hershme se viti 1908. Pasi tentativa e parë për të hapur shkollën e parë shqipe në Myzeqe, daton që nga viti 1905. Hapja e shkollës së parë shqipe në Libofshë, ishte një dëshmi e vlerave të jashtëzakonshme arsimdashëse dhe atdhetare të banorëve të kësaj zone. Shkolla e parë shqipe Libofshë, u hap si rezultat i luftës dhe përpjekjeve të patriotëve shqiptarë të përfshirë në lëvizjen e madhe të Rilindjes Kombëtare.

Më së shumti rezultat i aktivitetit patriotik të Klubit “Bashkimi”, kryesuar nga Bab Dud Karbunara Berat, anëtar i të cilit ishte dhe Jovan Ndreko nga Libofsha dhe në vitin e tretë të kësaj shkolle, u shtua si mësues edhe Anastas Laska nga Libofsha, “Mësues i Popullit”…Vitet ikën e rrodhën Libofsha ishte, mbeti e do të jetë djep i dijes dhe kulturës. Libofsharakët ndër dekada njohen per arsimdashje. Banorët e kësaj zone ruajnë me fanatizëm traditat e tyre.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj