Detaje të reja kanë dale në dritë, për ngjarjen që tronditi pak më parë qytetin e Lezhës, ku një polic, ka qëlluar me armën e shërbimit…
Lezhë: Shoferi refuzon ti jape dokumenta…polici qëllon me armë.
Zbardhen detajet mbi ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në Lezhë.
Burime policore bënë të ditur se në konflikt, ku raportohet se ka pasur edhe të shtëna, ishin përfshirë një punonjës policie, drejtuesi i një automjeti dhe dy pasagjerë që ndodheshin në të.
Nga të dhënat e para mësohet se punonjësi i policisë ka ndaluar automjetin dhe i ka kërkuar drejtuesit të tij që të vërë në dispozicion dokumentet.
Duket se kjo kërkesë është kundërshtuar nga drejtuesi i mjetit dhe këtu ka lindur edhe konflikti mes tij dhe policit.
Raportohet se në konflikt janë përfshirë edhe dy pasagjerët.
Në kushte të tilla punonjësi i policisë duket se ka reaguar, ndërsa patrullat e policisë kanë ndaluar drejtuesin e automjetit dhe dy pasagjerët.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili