Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KRYESORE»‘Lëvizja llalliste’, kushtet dhe pasojat e një revolucioni të drejtuar nga…
'Lëvizja llalliste', kushtet dhe pasojat e një revolucioni të drejtuar nga...
'Lëvizja llalliste', kushtet dhe pasojat e një revolucioni të drejtuar nga...

‘Lëvizja llalliste’, kushtet dhe pasojat e një revolucioni të drejtuar nga…

4 vite më parë Komento

Opozita PD-LSI duket se do të mbajë të hënën një protestë. Protesta duket se do të nisë një stinë të re konfrontimi antiqeveritar. Sipas të gjitha gjasave do të përfundojë me kërkesa e kushte ndaj mazhorancës. Një lloj çadre e re me një fjalë. Por thelbi i gjithë kësaj lëvizje synon në fund të fundit që të mos lejojë zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm. Dhe mbajtjen në post edhe pse i ka skaduar mandati; Kryeprokurorin në detyrë, Adriatik Llalla. Nuk dihet si do të jetë suksesi i kësaj lëvizje. Pasi do të varet nga rrethanat e brendshme, ato të jashtme. Apo edhe me zhvillime të tjera, por në historinë politike shqiptare do të marrë emrin si ‘Lëvizja Llalliste’.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Zbulohen detajet e ‘kryengritjes llalliste’ të hënën: Protestuesit do të…

 

 

Kjo lëvizje tashmë e konsoliduar ka pasur kushtet e saj të pjekjes dhe faktorët e shpërthimit. Natyrisht do të ketë kohëzgjatjen dhe pasojat e saj në historinë e Shqipërisë. E nisur që në vitin 2016, kjo lëvizje lindi nga një pjesë e politikës shqiptare për të mbrojtur kryeprokurorin Adriatik Llalla. I cili u konfrontua me Ambasadën Amerikane në Tiranë, që u hoqi vizat e SHBA-së, vetë Llallës dhe bashkëpunëtorëve të tij kryesorë. Presidenti Ilir Meta, atëherë Kryetar Kuvendi doli publikisht dhe mbrojti Llallën, duke sulmuar Donald Lu-në.

 

Pas Metës në këtë pozicion ka ardhur edhe Sali Berisha. Ndërsa opozita e Lulzim Bashës po e bën këtë “lëvizje” si një dekalog politik. Koha do ta tregojë që sa e drejtë dhe sa dialektike është kjo lëvizje konfrontuese. E cila ka pasur edhe ka disa alternativa, ku forcat opozitare mund ta zgjidhnin situatën në favorin e tyre. Nëse duan që të mos zgjidhet një njeri i Edi Ramës për kryeprokuror i përkohshëm, mund të vinin kushte. Madje edhe propozime konkrete për të imponuar një proces.

 

Ky debat në fakt është bërë dhe Lulzim Basha e ka thënë qëndrimin e tij se procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit e cilëson “Pazar”. Ndaj i është mbajtur zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm nga KLP-ja siç është shkruar në Kushtetutën e re. Në këtë pikë, është shumë pozitive qasja e PD-së. Pasi është afruar në një pozicion që e ka kundërshtuar, madje të gjithë ligjin e Prokurorisë së bashku me të vettingut e çoi në Kushtetuese, pasi nuk i votoi në Kuvend.

 

Por që të ishte më e besueshme, duhet të japë një qëndrim më të moderuar se mbajtja në detyrë e Adriatik Llallës jashtë mandatit. Qoftë duke zgjedhur një prokuror brenda stafit të Llallës, që nuk i është hequr viza e SHBA. Apo qoftë edhe që i është hequr viza. E rëndësishme që të jetë një figurë me integritet dhe i pranueshëm nga palët.

 

Në fund të fundit, Kryeprokurorin e zgjidh Kuvendi dhe nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë këtë. Çdo lëvizje tjetër do të ishte revolucionare, anarkiste, apo luajaliste, varet si do ta cilësojë historia. Siç ishte epoka qemaliste, esadiste, haxhiqamiliste, zogiste, komuniste, etj etj. Deri sa do të vijmë në lëvizjen më të re: ajo “llalliste”. Historianët do të kenë paksa vështirësi të gjejnë përveç kushtet e “rebelimit llallist”. Edhe arsyet e domosdoshme të shpërthimit të një revolucioni.

 

Pasi si gjithmonë, revolucioni plas atëherë kur nuk ka alternativë për të zgjidhur konfliktet sociale që kanë shpërthyer në shoqëri.

 

Ndërsa Bernd Fisher-i, historian i njohur amerikan që është marrë që në adoleshencën e hershme me historinë e Shqipërisë, do ta ketë të pamundur për tu shpjeguar studentëve të tij se pse “mbajtja e Llallës edhe pas mbarimit të mandatit ishte një zgjidhje pa asnjë alternativë tjetër. Gjë që poqi kushtet e një revolucioni. I cili përpos rrëzimit të qeverisë, mbajtjen e zgjedhjeve të reja, fitoren e PD-së dhe LSI-së, tashmë së bashku në qeverisje, mbajtën në detyrë Adriatik Lallën”.

 

“Profesor, profesor,”, do ta pyeste student historianin Fisher: “deri kur qëndroi në detyrë njeriu që provokoi revolucionin në Shqipëri?.

“Deri sa u kapën ‘peshqit e mëdhenj”?…”,  do të përgjigjej profesor Fisheri, duke cituar Donald Lu-në. I cili pas fitores së “lëvizjes llalliste” do të internohet së bashku me George Sorosin në gulagun që Trump hapi pasi lexoi Frrok Çupin….

 

Enver Hoxha shkroi një libër në kulmin e diktaturës.

Ai nxiste kujt t’ja priste mendja që të bënin revolucion e të përmbysnin qeveritë e ardhura me votë.

“Në botë janë pjekur kushtet për revolucion, pasi përplasja sociale është e madhe dhe antagonizmi ka arritur kulmin”, shkruante Enveri. Me gjasë me dorën e Sofokli Lazrit, më të shkolluarit në kupolën komuniste.

 

Edhe kjo lëvizje që nis të hënën, ngjan me një lëvizje kundër imperializmit amerikan. Pasi konflikti me Donald Lu-në kanë arritur pikun dhe diku do shpërthejë…   

 

Për Lajm Shqip

Ylli Pata

16.12.2017

 

Basha Kryemadhi Levizja Llalliste 4 vite më parë
admin
Etiketime Basha Kryemadhi Levizja Llalliste
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Young Zerka paralajmëron për një hit të ri së shpejti

Pasardhëse

Arrestohet në Kakavijë fieraku i dënuar me burg për dhunë në familje…

Të Ngjashme

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 16 Mars 2018

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 16 Mars 2018

Elda Bani 4 vite më parë
Shkencëtarët zbulojnë mitin e Trekëndëshit të Bermudës, vendi i pushtuar nga …

Shkencëtarët zbulojnë mitin e Trekëndëshit të Bermudës, vendi i pushtuar nga …

admin 3 vite më parë
U zgjodh ‘Miss Univers Albania’, bëri sherr në mes të rrugës…

U zgjodh ‘Miss Univers Albania’, bëri sherr në mes të rrugës…

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com