Letër psikologes/ A mund ta pranoj gjerdanin si dhuratë nga ish- i dashuri?
Mes disa çiftesh ndarja bëhet e vështirë. Për këtë arsye ato kërkojnë të mbajnë marrëdhënie me njëri-tjetrin. Këto marrëdhënie shpesh herë janë të paqarta dhe disi të çuditshme. Personat janë konfuz për ndjenjat e tyre dhe për atë që duan vërtetë.
Letër psikologes/ A mund ta pranoj gjerdanin si dhuratë nga ish- i dashuri?
Rasti i mëposhtëm e dëshmon më së miri një gjë të tillë:
Letra: Kisha një lidhje dy vjeçare me ulje-ngritje me një të dashur që e doja, por në fund kuptova se lidhja nuk po funksionon. I dhashë fund disa muaj më parë dhe vazhdova jetën time. Tani ai jeton në Romë, por erdhi në Nju Jork këtë javë për punë. Ai më ftoi për darkë dhe unë pranova me kusht që të jetë diçka serioze. Ai pranoi, u takuam dhe kaluam disa momente të mrekullueshme. Më pas, më dhuroi një gjerdan me diamantë. I thashë hapur se nuk mund të filloja sërish lidhje apo të martohesha me të dhe më tha se donte që ta mbaja. Tani unë jam tërësisht e pasigurtë për atë që duhet të bëj. Çfarë më sugjeroni?
E.Jean: Sipas eksperiencës sime, të pranosh një dhuratë është mënyra e sjellshme e të pranuarit të eksitimit të tij. Kështu dhuratat e mëdha kanë pasoja. Ka dy mënyra, nëse e pranon gjerdanin, ai do vazhdojë të të dojë; nëse e refuzon, ai mund të vazhdojë të të dojë, por do shmangësh ndjenjën e ndërgjegjes se çfarë do të të dhurojë në takimin e rradhës.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
18.10.2018