Lekë për shqiptarët që kthehen vullnetarisht nga Gjermania? Ja e vërteta.
Të ngjashme mund të lexoni:
•Green Card në SHBA, Shqipëria e para në Europë
•Shqipëria ia shet Kosovës rreth 3 milionë euro energji për 5 ditë
Shqiptarët në Gjermani, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duke nisur nga data 1 dhjetor 2017 nuk mund të marrin në konsideratë asnjë mbështetje të mëtejshme financiare. As asistencën financiare për kthim.
Sqarimi zyrtar për shqiptarët është bërë nga ana e ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.
Sipas njoftimit, Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës. Kërkesat janë të shumta për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e. Sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Këto kërkesa përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast, citon Syri.
Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri. Ata mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen. Për një periudhë, që mund të zgjasë deri në pesë vjet. Nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre , kthehen forcërisht në Shqipëri.