Lejuan kalimin e drogës nga pala shqiptare drejt asaj greke, penalizohen dy punonjës te policisë kufitare në Kapshticë. Cilët ishin policët e arrestuar lidhur me ngjarjen.
Kush lejuan kalimin e drogës, ja cilët janë policët e arrestuar lidhur me ngjarjen.
Pas një pune intesive Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) arrestoi dy punonjës. Burime pranë grupit herimor thonë se punonjësit akuzohen për shpërdorim detyre. Të arrestuarit janë Robert Demiraj me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.

Dy punonjësit kanë neglizhuar kontrollin ku u gjet droga dhe e kanë lejuar atë të kalojë kufirin. Ndërsa ka qenë policia greke e cila kapi dhe sekuestroi sasisë 60 kg. Në pranga ranë dy të rinj shqiptarë ndërsa droga ishte fshehur në karrocerinë e automjetit. Menjëherë pas kësaj SHÇBA arrestoi punonjësit, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj