Largohet kryemësuesja e Elbasanit
Ikën kryemësyesja e një Qarku relativisht të madh në shkallë vendi.
Të ngjashme mund të lexoni:
Njoftimi zyrtar/ Ja kur do të nisi mësimi në shkollat e përmbytura
Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Arsimit Elbasan, Jonida Cungu është larguar nga detyra. Sipas informacioneve të sigurta jo-zyrtare, bëhet e ditur se Cungu ka konkuruar për pedagoge në Universitetin e Elbasanit dhe e ka fituar konkursin për këtë post.
Kishte kohë që një lajm i tillë qarkullonte në Elbasan, do të largohet Cungu.
Megjithatë ende nuk dihet, nëse Cungu u largua apo e larguan. Ish-drejtoresha tashmë pritet të japë kontributin e saj në departamentin e Gjuhë-Letërsi. Pritet që për një vend të tillë vakand dhe me rëndësi, të nisin prpceduarat e konkurimit.
Për Lajm Shqip
Alfrida Danushi
09.12.2017