Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   8 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   8 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   8 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   8 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   8 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   8 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   8 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   8 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   8 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Largimi i Dizdarit: Vetting-u dhe Rama, çojnë për ‘skrap’ Gjykatën Kushtetuese…
Largimi i Dizdarit: Vetting-u dhe Rama, çojnë për ‘skrap’ Gjykatën Kushtetuese…
Largimi i Dizdarit: Vetting-u dhe Rama, çojnë për ‘skrap’ Gjykatën Kushtetuese…

Largimi i Dizdarit: Vetting-u dhe Rama, çojnë për ‘skrap’ Gjykatën Kushtetuese…

3 vite më parë Komento

Largimi i Dizdarit: Vetting-u dhe Rama, çojnë për ‘skrap’ Gjykatën Kushtetuese…Ndërsa largimi i Dizdarit…si i ‘Fundit i Moikanëve’. Por pyetja që mbetet pezull është: “A kanë anëtarët e KPK dhe institucioneve të tjera të Vettingut nipër, mbesa apo kushërinj, të cilat kanë probleme me ligjin?!

Largimi i Dizdarit: Vetting-u dhe Rama, çojnë për ‘skrap’ Gjykatën Kushtetuese…

Apo ndoshta, anëtarët e KPK dhe institucioneve të tjera të Vettingut, nuk i takojnë asnjëherë ata. Bile as kur kanë dreka, dasma apo vaki të tjera familjare, të kësaj bote! Gjithsesi, nga dje Shqipëria mund të jetë ndër vendet e vetme në botë, që nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pjesë e institucioneve të ngritura për reformën në drejtësi, shkarkoi gjyqtarin Gani Dizdari. Duke e lënë këtë institucion me vetëm një anëtar, nga 9 që duhet të ketë, sipas Kushtetuës.

Gani Dizdari, një jurist që për 40 vjet ka punuar në të gjitha hallkat e sistemi të drejtësisë, sipas ekspertëve të KPK rezultoi se nuk plotësonte kriteret për të vijuar detyrën në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtari kishte edhe 6 muaj. për të dalë në pension, por e palosën me një vendim të KPK. Argumenti i shkarkimit, si gjithë procesi i reformës në drejtësi, është një paradoks më vete.

Gani Dizdari, një jurist prej 40 vitesh, rezultoi se nuk plotësonte kriteret për të vijuar detyrën në Gj. K…

Sipas juristëve të KPK gjyqtari Dizdari kishte kontakte papërshtatshme me një person të dënuar. Personi që i referohet KPK-ja, është nipi i gjyqtarit. Një gjyqtar në Shqipëri mund ta shkarkosh për 100 arsye, por pse ka takuar nipin e tij kjo është më shumë se qesharake.

A kanë anëtarët e KPK dhe institucioneve të tjera të Vettingut nipër, mbesa apo kushërinj, të cilët kanë probleme me ligjin?! Apo nuk i takojnë asnjëherë, kur kanë dreka, dasma apo vaki të tjera të kësaj bote? Me shkarkimin e gjyqtarit, të cilit i janë thinjur flokët në systemin e drejtësisë dhe mbahet si një nga juristët më korrekt.

Gjykata Kushtetuese nga 9 anëtarë që duhet të ketë sipas ligjit sot ka vetëm një. Pasi Vitore Tushës i ka mbaruar mandati kushtetues. Për të marrë një vendim për një çështje, “pro” apo “kundër” në Gjykatën Kushtetuese duhet të votojnë gjashtë anëtarë.

Largimi i Dizdarit: Vetting-u dhe Rama, çojnë për ‘skrap’ Gjykatën Kushtetuese…
Largimi i Dizdarit: Vetting-u dhe Rama, çojnë për ‘skrap’ Gjykatën Kushtetuese…

Me shkarkimin e Dizdarit, Gj. K., nga 9 anëtarë që duhet të ketë sipas ligjit sot ka vetëm një

Më herët, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi dhe 3 anëtarë të tjerë të saj. Ata janq Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Ndërsa anëtari i shtatë, Besnik Ymeraj dha dorëheqjen nga detyra para nisjes së procedurave të institucioneve të Vettingut. Për shkak të rrëmujës që solli reforma në drejtësi, kjo gjykatë në vitet e fundit si plotësoi asnjëherë 9 anëtarë.

Me shkarkimin e fundit që vendosën nga institucionet e Vettingut, Kushtetuesja tashmë ka “vdekur” përfundimisht. Plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese është një histori dhe më e komplikuar se reforma në drejtësi. Sipas Kushtetutës, 9 anëtarët e gjykatës emërohen 3 nga Presidenti, 3 zgjidhen nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Por pas ndryshimeve ligjore të reformës në drejtësi, të gjitha kandidaturat për anëtarë të Gjykatës së Lartë duhet të kalojnë nëpërmjet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Me shkarkimin e fundit nga institucionet e Vettingut, Kushtetuesja tashmë ka “vdekur” përfundimisht.

Por vetë anëtarët e KED janë juristë që nuk kanë kaluar në filtrat e Vettingut. Për pasojë, disa juristë që nuk janë certifikuar, nuk mund të japin miratimin për njerëz të tjerë në poste kyçe. Presidenti ka depozituar një listë kandidaturash, por KED nuk e ka marrë në shqyrtim. Pasi nuk dihet nëse anëtarët e saj kalojnë Vettingun. Kuvendit i duhet që t’i miratojë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese me 3/5 e votave.

Kjo sepse PS-ja kërkon të votojë emrat e saj. Ndërsa Gjykata e Lartë me këtë ritëm të Vettingut, mund të mbyllë derën shumë shpejt. Me kaosin që ka krijuar reforma në drejtësi, duket se dhe për shumë kohë vendi do të jetë pa Gjykatë Kushtetuese. Ndërkohë dosjet e gjyqeve vetëm shtohen nëpër gjykata.

Me rënien e Gj. Kushtetuese, Ramën, qeverinë dhe mazhorancën nuk ka asnjë institucion ligjor që ta ndalojë.

Gjykata Kushtetuese cilësohet “roja” i Kushtetutës dhe është i vetmi institucion që ligjërisht kontrollon dy pushtetet e tjera, Parlamentin dhe Qeverinë. Por me rënien e Gjykatës Kushtetuese sot Edi Ramën, qeverinë dhe mazhorancën në Kuvend nuk ka asnjë institucion ligjor që ta ndalojë.

Ndaj në këtë situatë amullie dhe mos kontrolli kushtetues, qeveria ka miratuar ligjet më skandaloze të mundshme. Janë votuar gjithë koncesionet që qartazi fshehin afera korruptive. Gjithashtu, me “vdekjen” e Gjykatës Kushtetuese opozita nuk mund të ankohet më në asnjë institucion për të kërkuar të drejtën.

Gjithçka tashmë është nën kontrollin e Edi Ramës. Pas marrjes së ‘timonit politik’ nga kryeministri Edi Rama, me zgjedhjet e kontestuara të vitit 2017, pas marrjes së Prokurorisë së Përgjithshme, dje ra dhe Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa tani, Qeverinë dhe Ramën nuk ka më asnjë kontroll kushtetues që ta ndalojë. Kjo është alarmante për një vend që aspiron të jetë demokratik.

Për Lajm-shqip

Leonard Xhelili

17.04.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Video/ Rama shkon i flet Trump, por presidenti nuk e prish terezinë fare …
  • Mesazhi i qytetarit dixhital: ‘Ka tre ditë në burg një i pafajshëm, fëmijët janë pa bukë …
  • Video/ Zjarrfikësit kroatë braktisin ndeshjen në emër të detyrës, emocionuese …
çojnë për ‘skrap’ Gjykatën Kushtetuese Largimi i Dizdarit: Vetting-u dhe Rama 3 vite më parë
admin
Etiketime çojnë për ‘skrap’ Gjykatën Kushtetuese Largimi i Dizdarit: Vetting-u dhe Rama
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Edhe vjehrra juaj me siguri bën pjesë në një nga këto grupe, grindavece apo …

Pasardhëse

Shpëtohen 50 turistët, u bllokuan në Sazan për shkak të motit të keq

Të Ngjashme

21 vjeçarja rrëfen si e helmoi vjehrrën, i dhashë lëng…

21 vjeçarja rrëfen si e helmoi vjehrrën, i dhashë lëng…

admin 3 vite më parë

Clinton: Piva aperitivin, do kthehem për…

admin 8 vite më parë

Pandeli Majko: ‘Lulëkuqen’ e hoqën, kishte…

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com