Gjykata e Lartë ka regjistruar shqyrtimin e animimit që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda, që kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Lajmi I fundit: Prokuroria kërkon sërish arrestimin e Tahirit, Gjykata regjistron rekursin
Siç bëhet me dije në njoftimin zyrtar të Gjykatës, regjistrimi i rekursit të organit të akuzes është bërë më datën 18 korrik 2018.
Në këtë rekurs prokuroria kërkon “Caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ për personin nën hetim, Saimir Tahiri”.
Pak javë më parë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit Brendshëm, e kjo nuk u pranua nga organi i akuzës.
Tahiri ndodhet në hetim për trafik droge në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj dhe për shpërdorim detyre.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili