Lajme të mira për “betejën” me virusin HIV…
Shënohet rasti i dytë i kurimit nga virusi HIV në Britani.
Lajmi është konfirmuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
“Kjo arritje na jep shpresë për të ardhmen, por gjithashtu na tregon se jemi ende shumë larg nga momenti kur shkenca të arrijë ta mundë këtë sëmundje. Prandaj ka shumë rëndësi t’u kushtojmë vëmendje masave parandaluese e mjekuese,”- u shpreh Stephane Dujarric, zëdhënësi i OKB-së.
Sipas tij, pacienti përveç infektimit nga virusi HIV, vuante edhe nga kanceri.
Tashmë pacienti ka ndërprerë plotësisht kurën dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Bëhet me dije se qelizat janë marrë nga një person me një mutacion të rrallë gjenetik që e bën bartësin imun ndaj HIV-it.
“Pritëm 16 muaj pas transplantimit, para se të ndalnim ilaçet për t’u siguruar se kanceri nuk ishte aktiv, se pacienti ishte mirë dhe kur analizuam praninë e HIV-it në trup, ai kishte fare pak, thuajse aspak virus,”- pohoi dr. Ravindra Gupta.
Britaniku është pacienti i dytë që shpëtoi nga virusi HIV.
Kujtojmë, që pacienti i parë ishte një amerikan i cili u kurua para 12 vitesh në Berlin.
Erjona Keta
07.03.2019