Lajm i fundit: Atentat me armë në qytetin e Vlorës, një i plagosur. Një atentat me armë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë.
Atentat me armë në qytetin e Vlorës, një i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’Gjergj Arianiti”, pranë një lokali. Personi që është plagosur dhe është identifikuar si Roland Banaj, 33 vjeç. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj