Një shef policie i Shqipërisë është arrestuar me 1 ton kanabis në Greqi. Ndërkohë që lajmi është mbajtur i fshehur në vendin tonë. Denoncimi u bë publik nga Sali Berisha 10 minuta më parë. Sipas denoncimit, ky person quhet Vangjel Xhavara, ish-shef rendi në Delvinë dhe tani në Lezhë.
Lajm i fundit: Arrestohet në Greqi shefi i rendit në Lezhë me…
Ai është arrestuar afër Levkadhës. Sipas qytetarit, Xhavara njihet si mik i ngushtë i Klemnet Balilit.
Postimi: “Arrestohet me 1 ton kanabis në Greqi narkokomisari Xhavarra! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb. Prsh doktor Berisha! Ka 15 ditë që në Greqi është arrestuar ish shefi i rendit të Delvinës. Tashmë shefi i rendit të Lezhës .Bëhet fjalë për shefin e famshëm të hashashit Vangjel Xhavara. Mik i eskobar Balilit. Eshte arrestuar me 1 ton hashash afër Lefkadës .Respekt për ju doktor.Të lutem anonim!
Përtej postimit të ish kryeministrit Lajm-Shqip siguron informacion shtesë se lajmi është i vërtetë.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj