LAJM I FUNDIT/ U shpall në kërkim, arrestohet nënprefekti i Tiranës
LAJM I FUNDIT
Policia ka arrestuar në kohë rekord nënprefektin e Tiranës, Fatos Kaja.
Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentet duke tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë.
Arrestimi i tij erdhi si pasojë e denoncimit të Prokurorisë së Kavajës, për shpërdorim detyre.
Shpallja në kërkim e nënprefektit
Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë së Kavajës ka urdhëruar arrestimin e nënprefektit të qarkut Tiranë, Fatos Kaja (ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë).
Kaja dyshohet se ka tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë.
Duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.
Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.
“Aktualisht nuk janë zbatuar masat e sigurimit dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Seid Cikalleshi, Fatos Kaja dhe Enver Duqi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
14.11.2017
Burimi: Balkanweb.com