LOS ANGELES – Njëherë e një kohë këngëtarët këshilloheshin të visheshin mirë për të mos u ftohur, gjë që ndikonte tek zëri, ndërsa tani Lady Gaga bën krejt të kundërtën. Për të kënduar më mirë ajo zhvishet.
Një burim shumë i afërt me këngëtaren rrëfen se të gjitha këngët e albumit të saj më të ri, “Artpop” janë regjistruar teksa Gaga këndonte nudo.
Këngëtarja mësohet të ketë thënë se teksa këndon e zhveshur zëri i saj del më mirë.
28.08.2012
Burimi: Balkanweb