Ky është qyteti përrallor në Evropë, në Marinaleda, papunësia 0, rroga 1500 euro… Në zemër të Andaluzisë në Marinaleda (Spanjë) jeton një komunitet i vogël rural me 2700 banorë, që ka mposhtur plagën e papunësisë. Ky është një shembull unik në Europën e goditur nga kriza dhe nga recesioni. Pas zgjedhjeve të para demokratike në vitin 1979, vendi është drejtuar nga lideri karizmatik Juan Manuel Sánchez Gordillo. Është cilësuar si vendi i ëndërrave. Në këtë vend gjithçka është perfekte, nisur nga rrogat, interneti pa pagesë dhe shumë gjëra të tjera. Qyteti i vogël në Andaluzi ka një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe rreth 2700 banorë. Rrogat mesatare shkojnë në 1200 euro dhe në vendet ku zhvillohen aktivitetet sportive, mund të hysh pa pagesë.
Ky është qyteti përrallor në Evropë, në Marinaleda, papunësia 0, rroga 1500 euro…
Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse përveç të tjerash tërheq edhe shumë turistë nga bota. Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij vendi treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe e organizojnë vetë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë, ashtu siç bëjnë bashkëkombësit e tyre. Në Marinaleda prodhohen dhe eksportohen speca, fasule dhe vaj ulliri, të cilat kontrollohen në çdo fazë të prodhimit nga vendasit. Papunësia është 0 për qind në krahasim me 30 për qind në rang kombëtar dhe 21 për qind në rajonin e Seviljes.
Për lajm-shqip:
Erjona Keta
15.11.2018