Kushëriri i Tahirit Alban Çela, në kërkim nga prokuroria?
Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion u dha informacioni se një oficer i katërt i policisë së shtetit është gjithashtu i kërkuar.
Kundrejt tij ka dalë një urdhër arresti nga Prokuroria, për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik narkotikësh.
Në telefonin e Blendi Fevziut u dërgua nëpërmjet një mesazhi emri i oficerit të katërt. Megjithatë, gazetari nuk e bëri atë publik.
Të ngjashme mund të lexoni:
Burime për Opinion.al pohojnë se ka një oficer të katërt policie tashmë në kërkim dhe emri i tij është Alban Çela, kushëriri i Saimir Tahirit.
Alban Çela është ish-drejtori i policisë në disa qarqe kryesisht në veri të vendit. Ai ka qenë disa herë i përfolur në media dhe njëkohësisht nga opozita si drejtues konfliktual. Këto lajme kanë dalë gjatë periudhës të emërimit të tij në Shkodër dhe në Lezhë. Në një status të deputetit Sali Berisha pak kohë më parë, thuhej se Çela ishte djali i tezes së Saimir Tahirit.
23.11.2017