U vranë në fshatin Gorishovë të Fierit. Ishin 11 burra këshilltarë të LANC-it. Një ngjarje në fundvit 1943. Sipas dëshmive të kohës, ata i ekzekutoi Isuf Hasani, një eksponent i Ballit Kombëtar.
Po sipas rrëfenjave të kohës, shkak i kësaj masakre, ishte përplasja në zonën e Mallakastrës midis ballistëve dhe partizanëve.
Pak histori:
Autori me bashkëpunetorët i merr një nga një nëpër banesa, në befasi në Hekal të Mallakastres.Të lidhur, i sjell në fshatin Gorishovë, 10 kilometra, larg vendbanimit të tyre. Një natë më vonë, fund nëntori 1943, i pushkaton pranë një shkolle, ndërtuar nga italianet në kohën e pushtimit. Plumbat janë në mur të ndërteses dhe në ditët e sotme si dëshmi e gjallë e ngjarjes, që bëri bujë në zonë.
Pas çlirimit:
Ngjarjes iu thurën këngë. Hitorianët mbushën faqe historie pa fund. Kinematografia shqiptare realizoi filmin “Këshilltarët”. Paslufta e glorifikoi ngjarjen….
Rastësia
Fshati, ku ndodhi masakra e luftës është vendlindja e vendbanimi për shume vite e aktorit të madh, Luftar Paja.
Në filmin kushtuar këshilltarëve, ai ka rol kryesor së bashku me Kadri Roshin e Ndricim Xhepën.
Pas viteve ’90..
Thonë që historinë e shkruajnë fitimtarët. Por, kur ata vdesin, historia rishkruhet…. Ndër vite të demokracisë dalin fakte të reja. Banorë të vjetër në moshë të zonës, thonë se ngjarja është krejt ndryshe. Osmën Shabani, një burrë i motshëm thotë:
“Isufi ishte i zoti dhe trim në zonë. Kishte reputacion dhe mbështetje ndër banorë. Ai nuk ishte as me Ballin Kombëtar, as me Partinë Komuniste. Partizanët i vranë atij dy vëllezër, që ishin duke punuar në arë. Dhe ai mori hak për vëllezërit e vrarë” – tregon Shabani.
..Këshilltarët u vranë në shenjë hakmarrjeje,- thonë sot, por dhe vite më parë shumë banorë të motshmëm të zonës këtë variant tregojnë. Një rrëfim të tillë ka treguar dhe i ndjeri Gani Paja, babai i aktorit Luftar Paja. Ai ka lindur, banuar dhe ndërruar jetë në Gorishovë.
Reagim:
Çdo vit pranë lapidarit bëheshin homazhe. Ky ritual çdo vit para viteve ’90. Pas ndryshimit të sistemit, për shumë vite, kjo pllakatë e ai lsaidarë u harrua. Çudia ndodhi në 5 majin e vitit 2017. Atje shkuan veteranë e pushtetarë nga baza e deri në Tiranë.
Madje dhe Gramoz Ruçin e shoqëronte dhe këshilltari i “vrarë” në këtë masakër Luftar Paja. Sidoqoftë , debatet për të vërtetën e këshilltarëeve të Hekalit , ka mbetur i hapur. Ca e tregojnë siç e dinë. Ca e tregojnë si ka ndodhur në film.
Vladimir Muçaj