Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Kush janë ministrat që mund të largohen në shtator?
Kush janë ministrat që mund të largohen në shtator?
Kush janë ministrat që mund të largohen në shtator?

Kush janë ministrat që mund të largohen në shtator?

3 vite më parë Komento

Edi Rama nuk përmendi konkretisht se kush ministra do të lëvizin në shtator, por gjithsesi ai dha një indikacion. Kryeministri tha dje në mbledhjen e Asamblesë së PS-së se ata ministra që nuk mbajnë dot dy bostanë nën një sqetull, siç ndodhi një vit më parë, do hiqen.

Ekzaktësisht fraza e Ramës ishte kështu: “Kush e ka përgjegjësinë për grupet e këshilltarëve të Partisë Socialiste nëpër bashki, që bllokojnë punët e bashkive, sepse kryetari i bashkisë është i PD-së apo i LSI-së.

Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë nuk jepet ndihma ekonomike, pse grupi i këshilltareve të PS-së nuk shkon në votim, për të nxjerrë kunjin me kryetarin e bashkisë.

Histori që na e ka bërë Saliu, na ka nxirë jetën në bashkitë tona dhe e përsërisim ne.

Kush e mban përgjegjësinë për këtë?

Ashtu sikundër kush e mban përgjegjësinë që individë të ndryshëm në këshillat socialiste të bashkive flirtojnë me kryetarët e bashkive për interesa personale dhe votojnë kundër vendimit të grupit?

Them që në totalitetin e vet, përgjegjësia mblidhet tek udhëheqësit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste, disa prej tyre kanë jo dy kunguj, por dy bostane të mëdhenj nën një sqetull.

Nëse nuk i mbajnë dot, mësimi i mëparshëm është shumë i qartë, do lënë bostanin e qeverisë dhe do mbajnë bostanin e partisë”.

Atëherë le t’i marrim një nga një: Drejtuesit politik të qarqeve të PS-së janë: Blendi Klosi në Berat-Ministër. Mjedisi, Ilir Beqja në Dibër, Taulant Balla Elbasan. Vangjush Dako në Durrës, Gramoz Ruçi në Fier.

Blendi Çuçi në Gjirokastër-deputet, Niko Peleshi në Korçë-Ministër Bujqësie, Mimi Kodheli në Kukës.

Lindita Nikolla në Lezhë-ministre Arsimi, Erion Veliaj në Tiranë, Ditmir Bushati në Shkodër-ministër i Jashtëm, Damian Gjiknuri në Vlorë-Ministër i Energjisë.

Nga këta krerë qarqesh- ministra janë: Ditmir Bushati, Lindita Nikolla, Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Blendi Klosi.

Operacioni i Ramës siç e tha edhe vetë, dikujt mund t’i heqë ministrinë, e dikujt përgjegjësinë në qark, që të mos u lërë dy bostanë.

Ky është grupi i parë që mund të analizohet nga fjala që mbajti kryeministri dje si objekt i ndryshimeve.

Bushati, si ministër i Jashtëm mund të ketë reperkursion vetëm nëse në qershor ndodh që të ketë një rezultat negativ të vendimit për hapjen e negociatave.

Megjithatë Bushati ka gjasa që të lirohet nga qarku i Shkodrës, duke ja ngarkuar drejtimin politik Senida Mesit, e cila ndryshe nga Bushati ka më shumë fuqi dhe lidhje në territor dhe shikohet si kandidate potenciale për bashkinë.

Lindita Nikolla, ashtu si Bushati,  është ministre prej 6 vjetësh e nisur jo keq me reformën në arsim, mandati i dytë ka qenë tronditës për Nikollën.

Si me rastin e LGBT-së në shkolla, ashtu edhe me rastet e dala për mësues problematikë. Në Lezhë, Nikolla ka mjaft probleme, pasi me rastin e hetimeve në bashki, një nga të hetuarit është edhe kreu i këshillit të qarkut, socialist dhe xhaxhai i Arben Ndokës.

Kush janë ministrat që mund të largohen në shtator?

Rama foli për lëvizje këshilltarësh dhe votash, ku edhe Lezha është e përfshirë. Ka gjasa që Nikolla të jetë më afër largimit si ministre sesa si drejtuese politike në qark. Blendi Klosi gjithashtu në Berat ka pasur probleme që ju përmendën në Çorovodë. Ku nuk ndihmojnë kryetarin e Bashkisë, apo edhe lëvzje votash.

Nëse Rama e heq nga ministër Klosi do të qëndrojë vetëm drejtues politik në Berat. Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë drejton politikisht Korçën. Ai deri tani nuk ka pasur problem as në Korçë e as në dikasterin që drejton. Ka shumë gjasa të qëndrojë në të dyja.

Damian Gjiknuri, ministri i Energjisë drejton qarkun Vlorë, ku është prezent edhe Rama që e ka qarkun e tij.

Gjiknuri konsiderohet si një nga ministrat që ka më shumë mbështetjen dhe besimin e kreut të qeverisë.

E ka lëvizur nëpër qarqe sa herë ka pasur probleme, ndërkohë që në qeveri i ka dhënë fuqi gjithnjë e më të mëdha.

Damian Gjiknuri është realisht njeriu më me pushtet në ekzekutiv pas Ramës e ka në duar të tij fonde gjigande. Por a ka gjasa të largohet?

Indikacionet mungojnë në këtë rast, por asgjë nuk përjashtohet nga Rama…

Kush janë ministrat që mund të largohen në shtator?
Kush janë ministrat që mund të largohen në shtator?

Për Lajm-shqip

Ylli Pata

29.04.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Dora në plagë: Pse ngjiti fjalimi i kreut të Kukësit në Kuvendin Kombëtar
  • Patozi: Basha ngriti Murin e Berlinit në mes të demokratëve
  • Shpallen ndryshimet në qeveri: Bëhen në shtator
ministrat qe mun dte largohen ne shtator 3 vite më parë
admin
Etiketime ministrat qe mun dte largohen ne shtator
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Dora në plagë: Pse ngjiti fjalimi i kreut të Kukësit në Kuvendin Kombëtar

Pasardhëse

Ç’mendet moti në Fier, shuhen temperaturat e larta vjen shiu…

Të Ngjashme

Kryemadhi, zbulon masat për mbrojtjen e protestuesve nga gazi

Kryemadhi, zbulon masat për mbrojtjen e protestuesve nga gazi

Visar Quni 3 vite më parë
Dhunohet pronari i agjensisë së sigurimeve, ja kë ka akuzuar

Dhunohet pronari i agjensisë së sigurimeve, ja kë ka akuzuar

admin 4 vite më parë
Video/ Reperi i famshëm: Kosovë unë po vij, kjo është për gjyshërit e mi

Video/ Reperi i famshëm: Kosovë unë po vij, kjo është për gjyshërit e mi

Elda Bani 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com