Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Kush janë 43 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që futën…

Kush janë 43 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që futën…

4 vite më parë Komento

Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë.

 

Dyzetetre deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë marrë autorizim nga organet e Kuvendit, për të futur mjete në pikat kufitare, pa paguar detyrime doganore. Ligjvënësit shqiptarë kanë shfrytëzuar një privilegj që ua jep ligji, për të futur, një herë gjatë mandatit, mjete të ndryshme që lidhen me punën e tyre, pa paguar taksa në pikat doganore, siç paguajnë të gjithë shqiptarët. Teksa përkufizimi ‘mjete pune’ mbetet shumë subjektiv, 31 për qind e deputetëve janë pajisur me një vërtetim nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvend, për të sjellë në Shqipëri mjete, pa paguar detyrimet doganore. Në vitin 2016, 13 deputetë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi.

Shumica e ligjvënësve dhe ish-ligjvënësve u përkasin partive opozitare. Pjesë e listës janë Florjon Mima, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Nard Ndoka, Roland Keta, Arben Çuko, Sadri Abazi, Bedri Hoxha, Ylli Shehu, Vladimir Kosta etj. Në vitin 2015, janë 14 deputetë dhe ish-deputetë, të cilët kanë tërhequr një vërtetim nga organet e Kuvendit, për të kaluar mjete në pikat kufitare pa paguar taksa. Pjesë e listës janë Vasilika Hysi, Kozma Dushi, Erjeta Alhysa, Erion Braçe, Edlira Çekrezi, Irma Kopliku, Astrit Patozi, Anduel Xhindi, Flamur Noka, Liljana Elmazi Billa, Mira Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka. Në vitin 2014, janë 16 deputetë dhe ish-deputetë të cilët kanë përfituar nga ky privilegj i parashikuar në ligj. Lista kryesohet nga Halim Kosova, Taulant Balla, Helidon Bushati, Sherefedin Shehu, Ermonela Felaj Valikaj, Arben Ndoka, Dashamir Peza, Vangjel Tavo, Mark Frroku, Tom Doshi, Bedri Mihaj, Astrit Veliaj, Ardian Turku, Parid Cara, Omer Mamo dhe Armando Prenga.

Baza ligjore

Neni 17 i ligjit Nr. 8550, datë 18.11.1999 për statusin, i ndryshuar në vitin 2013, parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Ky është vetëm një nga privilegjet që deputetët kanë për shkak të statusit të tyre. Deputetit dhe bashkëshortes të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Ligji për statusin parashikon gjithashtu se Kuvendi, në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, hap në çdo rreth zyra të veçanta për deputetët e maxhorancës dhe opozitës, për çdo rast që ato kanë përfaqësim.

Deputeti përfiton falas kopje të Fletoreve Zyrtare, buletine të Kuvendit ose të institucioneve të tjera qendrore, urdhra dhe vendime të Këshillit të Ministrave, si dhe urdhëresa, vendime dhe urdhra të organeve të njësive vendore të zonës, ku është zgjedhur. Gjithashtu, institucionet e administratës publike, në të cilat deputetët kanë qenë të punësuar, pas mbarimit të mandatit të deputetit dhe nëse nuk kanë arritur moshën e pensionit, janë të detyruar ta rikthejnë atë në vendin e mëparshëm të punës ose t’i ofrojnë, brenda një viti nga koha e mbarimit të mandatit, një vend tjetër pune të ngjashëm ose të përafërt me atë të mëparshmin.

Mjete pa doganë

Dyzetetre deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë marrë autorizim nga organet e Kuvendit, për të futur mjete në pikat kufitare, pa paguar detyrime doganore.

Ligji
Neni 17 i ligjit Nr. 8550, datë 18.11.1999 për statusin, i ndryshuar në vitin 2013, parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet.

Deputetët e pajisur me vërtetim për të kaluar mjete pa doganë

Viti 2016

1. Arben Çuko

2. Florjon Mima

3. Eduard Halimi

4. Gent Strazimiri

5. Nard Ndoka

6. Roland Keta

7. Sadri Abazi

8. Irma Kopliku

9. Bedri Hoxha

10. Ylli Shehu

11. Vladimir Kosta

12. Dashamir Kamberi

13. Shkëlqim Troplini

Viti 2015

Vasilika Hysi
Kozma Dushi
Erjeta Alhysa
Erjon Braçe
Edlira Çekrezi
Irma Kopliku
Astrit Patozi
Luçiano Boçi
Anduel Xhindi
Flamur Noka
Liljana Elmazi Billa
Mira Shehu
Oerd Bylykbashi
Edi Paloka

Viti 2014

1. Halim Kosova

2. Taulant Balla

3. Helidon Bushati

4. Sherefedin Shehu

5. Ermonela Felaj Valikaj

6. Arben Ndoka

7. Dashamir Peza

8. Vangjel Tavo

9. Mark Frroku

10. Tom Doshi

11. Bedri Mihaj

12. Astrit Veliaj

13. Ardian Turku

14. Parid Cara

15. Omer Mamo

16. Armando Prenga

Shpenzimet e deputetëve për hotele dhe bileta

Udhëtimet e deputetëve jashtë vendit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, duke përfshirë bileta avioni, hotele, dieta, dreka dhe darka, u kanë kushtuar 13 341 516 lekë taksapaguesve shqiptarë.

Në krye të listës, sa i takon kostos së vizitave jashtë vendit, ndoshta edhe për shkak të pozicionit të tyre në raport me marrëdhëniet me jashtë, qëndrojnë deputetët Namik Dokle me 1 119 563 lekë të shpenzuara, i ndjekur nga Arta Dade me 1 917 933 lekë të shpenzuara, Valentina Leskaj me 1 330 563 lekë të shpenzuara, Pandeli Majko me 820 504 lekë, Ilir Meta me 771 431 lekë, Luljeta Arapi me 576 950 lekë, Jozefina Topalli me 561 317 lekë të shpenzuara nga paratë publike, Anastas Angjeli me 525 712 lekë etj. Sipas dokumentacionit, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, gjatë vizitave jashtë vendit, ka shpenzuar 498 euro për akomodim në hotel. Ndërsa deputetja Arta Date ka shpenzuar 3 229 euro për akomodim në hotele gjatë vizitave jashtë vendit.

Edhe deputetja Edlira Cerkezi ka shpenzuar 405 euro për fjetje në hotel, ndërsa deputeti demokrat Eduard Selami ka shpenzuar 495 euro. Deputetja Esmeralda Shkjau ka shpenzuar 111 euro, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka shpenzuar 365 euro, deputeti Fatmir Toçi 2342 euro, ndërsa deputeti Gentian Bejko 352 euro. Lista vijon me Jozefina Topallin, e cila ka shpenzuar për fjetje në hotele 1340 euro, Klodiana Spahiu 492 euro, Luljeta Arapi 1143 euro, ndërsa Majlinda Bregu 532 euro. Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka shpenzuar 1 582 euro, Pandeli Majko 1 567 euro, deputeti i LSI Përparim Spahiu 660 euro, Valentina Leskaj 1455 euro dhe Xhemal Qefalia 660 euro.

Burimi: Express

28/10/2017

deputetët

deputetet dogane 4 vite më parë
admin
Etiketime deputetet dogane
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Zbulohet bashkëpunëtori që përgjoi dhe ‘fundosi’ Habilajt.

Pasardhëse

Rama mban fjalën, qeveria asnjë qindarkë për Akademinë e…

Të Ngjashme

Personaliteti i dyfishtë i vrasësit. E…

admin 4 vite më parë
I merr eurot për leje qëndrimi në Greqi, procedohet durrsaku…

I merr eurot për leje qëndrimi në Greqi, procedohet durrsaku…

Elda Bani 3 vite më parë
Djegia e mandateve/ Manjani: Si zgjidhet ligjërisht situata…

Djegia e mandateve/ Manjani: Si zgjidhet ligjërisht situata…

Elona Tereziu 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com