Kush është i dashuri misterioz i Beatrix Ramosaj? Flet vetë këngëtarja!
Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar në portale lajmi se këngëtarja Beatrix Ramosaj ka nisur një histori të re dashurie.
Të ngjashme mund të lexoni:
Shkak për këto aludime është bërë një tufë me lule. Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto, ku shihet një buqetë tepër e bukur. Krahas buqetës, ajo ka vënë edhe një zemër në foto. Kjo ka bërë që menjëherë të qarkullojë lajmi për një lidhje të re.
Kush ia ka dhuruar lulet Trixës?
Por e kontaktuar nga Gazeta Express për vërtetësinë e këtij lajmi Beatrix është shprehur:
“Jo nuk jam në një lidhje për momentin. Nëse do të ndodhë në të ardhmen, do të jetë ndryshe nga më parë. Jeta private do të jetë e ndarë me atë artistike,”-u shpreh Ramosaj.
Më parë ajo ka patur një lidhje me Ervi Cenollin. Lidhja u bë mjaft publike dhe gjithashtu më pas edhe ndarja.
24.11.2017