Kush e vizitoi Tiranën vitin e kaluar në kuadër të 105 vjetorit të Pavarësisë? Bisnesmenët më të famshëm shqiptare në katër kontinente u bënë bashkë me 28 nëntor 2017 në Tiranë. Qëllimi i takimit të tyre ishte për të kremtuar 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Tingujt e perlave të muzikës shqiptare shoqëruan festën e personaliteteve. Vizita e biznesmenëve shqiptarë në Tiranë nuk ishte e rastësishme. Ajo pasoi forumin mbarëkombëtar të organizuar në Prishtinë nga Unioni i bizneseve të Diasporës, që bëri bashkë për herë të parë mbi 600 mijë investitore nga 25 shtete. Forumi shënjoi një sukses historik duke realizuar në vetëm dy ditë një volum kontratash me biznesin kosovar me vlerën 500 mln dollar.
Kush e vizitoi Tiranën vitin e kaluar në kuadër të 105 vjetorit të Pavarësisë?
Për herë të parë bizneset shqiptare të Diasporës janë bërë bashkë me ide të qarta për zhvillimin e trojeve shqiptare në Ballkan. Objektivi kryesor ishte të ndalet braktisja masive që po i bëjnë vendit të rinjtë që janë në kërkim të një pune.
“Rinia jonë të mos e marrë rrugën e perëndimit. T’iu mundësojmë hapjen e vendeve të punës në viset tona kurse produkte prodhimi atje ta transmetojmë në perëndim apo në vende të tjera“
Ftesës së flamurit iu bashkuan edhe emra të njohur të politikës shqiptare. Ata i bënë thirrje dy qeverive të krijojnë lehtësi dhe mbrojtje fiskale për Diasporën që kërkon të investojë për kombin e saj. Festa vijoi me këngë e valle.
Erjona Keta
28.11.2018