Opozita pritet të përshkallëzojë protestën kundër qeverisë “Rama” në gjithë vendin. Duke filluar kështu “revolucionin”e saj. Por Kush e hodhi tezën ‘Mos bindje Civile’, apo siç quhet rëndomë, Anarki, Basha apo Berisha…?
Kush e hodhi tezën ‘Mos bindje Civile’, Basha apo Berisha…?

Pas incidenteve në Kukës dhe fushatës së arrestimeve ndaj qytetarëve që u tubuan në Rrugën e Kombit. Opozita, ka gati një skenar për protesta masive deri në mosbindje civile.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, deputetët kanë hedhur propozime të ndryshme. Burime, bëjnë me dije se po shumica e deputetëv kanë rënë dakord që të zhvillojnë një protestë masive. E cila, do të jetë dhe një ultimatum ndaj Edi Ramës, për heqjen e koncesionit të Rrugës së Kombit. Në përfundim të mbledhjes, Fronti Opozitar ka rënë dakord që të nis që këtë javë mosbindjes civile. Mosbindja civile nënkupton mospagimin e taksave të rritura këto vite nga qeveria “Rama”
Pas mbledhjes, Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi për mediat se që këtë javë do të nisë mosbindja civile. Basha tha se qytetarët, nuk duhet të paguajnë asnjë taksë. Ai tha: “Nuk ja dalin më njerëzit, ndaj kanë dalë në rrugë, nuk kanë dalë për flamujt e partive”.
Ndërsa, nga burime brenda PD-së, bëhet me dije se, idenë, për mos bindje civile, Lulzim Basha, ja ka iniciuar ish-kreu i PD-së, Sali Berisha. Pasi, Basha dhe më parë nuk ka qënë dakord për këtë.
Kryetarja e LSI-së, në prononcimin e dhënë për mediat, deklaroi se mosbindja qytetare, është mënyra e vetme për të mos lejuar vjedhjen e qytetarëve nga qeveria “Rama”. “ Mosbindje qytetare do të thotë të heqësh dorën e Ramës nga xhepat”.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili