Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KULTURE»Kur komunikimi humbet, letërsia rrezikohet nga moskuptimi i madh
Kur komunikimi humbet, letërsia rrezikohet nga moskuptimi i madh

Kur komunikimi humbet, letërsia rrezikohet nga moskuptimi i madh

9 vite më parë Komento

Flet Entela Safeti – Kasi, Presidente e PEN Qendrës së Shqipërisë

PEN Qendra e Shqipërisë është organizata e një promovimi në rritje ndërkombëtare dhe që po e përfaqëson letërsinë dhe shkrimtarët shqiptarë në një perimetër të gjerë veprimtarish rajonale dhe globale. Presidentja e PEN Qendrës, flet, përmes intervistës për “Shqip” për veprimtaritë dhe anëtarësimet e reja të kësaj organizate, si dhe për sfidat e një jete intensive të tillë përfaqësimi kulturor.

Cilat janë disa nga aktivitetet e PEN?

Të gjitha aktivitetet e PEN lidhen drejtpërsëdrejti me letërsinë, gjuhën, kulturën, mediat, lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut. Janë konferenca, takime ndërkombëtare shkrimtarësh, kongrese, botime, promovime, festivale poezie, panaire ndërkombëtare të librit, ftesa për leksione të hapura me shkrimtarë në universitete të ndryshme në botë, konferenca shtypi, relacione dhe deklarata për çështje të lirisë së shprehjes në ato raste dhe vende ku liria është e kërcënuar dhe jeta e autorëve rrezikohet, promovim i autorëve përmes përkthimit, krijimi i kushteve të stabilitetit për shkrimtarët të cilët kanë emergjenca civile apo janë të rrezikuar për shkak të censurës etj. Pak a shumë këto janë aktivitetet e PEN. Në këto aktivitete që ndodhin në vende të ndryshme të botës organizuar nga qendrat PEN nën mbështetjen e International PEN, marrin pjesë shkrimtarë aktualisht me vlera letrare të konsoliduara, por njëkohësisht edhe intelektualë me integritet. Temat që diskutohen janë nga më të ndryshmet në varësi të problematikës dhe një axhende të përcaktuar. PEN – Qendra e Shqipërisë ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e kësaj natyre në rang ndërkombëtar dhe ka mundur të organizojnë disa aktivitete të përbashkëta në Tiranë me PEN Qendrën e Kosovës dhe PEN Qendrën e Italisë. Ne aderojmë automatikisht në të gjitha komitetet e PEN International, dhe në të gjitha rastet dërgojmë përfaqësuesit tanë nga Shqipëria, të cilët janë pjesëmarrës në konferenca, dhe takime të ndryshme ndërkombëtare. Së fundi, në Beograd u zyrtarizua themelimi i Qendrës për Bashkëpunim në Ballkan, në të cilën marrin pjesë të gjitha Qendrat PEN të Ballkanit, përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë është profesor Xhevat Lloshi, i cili është edhe zv.president i PEN Qendrës së Shqipërisë.

 

Përmendni Ballkanin, kemi të bëjmë me një koordinim të ri shkrimtarësh apo thjesht në vazhdën e përpjekjeve për një network brenda PEN Qendrës Ballkanike?

Qendra për Bashkëpunim Ballkanik është ndërtuar pikërisht për të ndryshuar klimën e paqëndrueshme të Ballkanit dhe për të ndryshuar këtë mjedis të vështirë, duke i ofruar dialogun dhe stabilitetin ballkanasve në vend të mosnjohjes së tjetrit dhe konfliktualitetit pa mbarim. Kosova është një çështje e pambyllur në Ballkan për Serbinë dhe disa vende të tjera e duke qenë e tillë, nuk mund të flasim për stabilitet, as për siguri dhe as për paqe, por për një luftë të ftohtë e cila mban peng të ardhmen e Ballkanit dhe sigurinë e tij. Kjo ndodh, sepse Serbia konkretisht e ka përcaktuar në këtë mënyrë axhendën e saj me Kosovën, por në krahun tjetër kjo është dramatike për të ardhmen e vendeve të Ballkanit, por janë shqiptarët ata mbi të cilët është ushtruar genocid me programe dhe doktrinë. Për këtë doktrinë, dhe gjenocid të programuar flet edhe libri ‘Dark Diversion’ i cili pas botimit të tij në gjuhën angleze do të jetë dhe në gjuhën shqipe si botim i PEN, por desha të them se ne në Tiranë, se intelektualët tanë në Tiranë dhe shkrimtarët tanë kurrë nuk janë marrë seriozisht me gjenocidin ndaj nesh, por edhe në rastin kur Ismail Kadare ka shkruar librin ‘Mosmarrëveshja”, por edhe librin tjetër ‘Letërkëmbim i zymtë’ dhe kur ia ka ofruar këto libra lexuesit shqiptar, ata që më së shumti kanë heshtur kanë qënë intelektualët tanë. Kur shkrimtari i vendit tënd artikulon çështje të rëndësishme për identitetin dhe ti si intelektual hesht ose i përbalt i deformon çështjet, atëherë do të thotë që ky mjedisi i ynë ende ka probleme me vetveten. Pavarësisht mjedisit, përfaqësimi në një organizëm të tillë siguron jo vetëm promovimin e imazhit të shqiptarëve dhe të së vërtetës së tyre, por edhe siguron garancinë e së vërtetës!

 

Po i kthehemi Shqipërisë, sa i rëndësishëm është megjithëkëtë komunikimi ndër shkrimtarë? 

Ne e keqpërdorim fjalën, ndërsa fjala ishte e para. Fuqia e fjalës është e madhe, e drejta e lirisë së fjalës, shprehjes, mbrohet me ligj. Të komunikosh do të thotë të dish të dëgjosh, të dish të kuptosh, e pastaj të flasësh. Komunikimi është mungesa më e madhe e shoqërisë shqiptare, më së shumti kjo u mungon intelektualëve. Ne kemi një deformim të madh, nuk duam ose nuk dimë të bashkëbisedojmë, e kjo ka ndodhur në historinë tonë të mbijetesës si komb, si qytetërim. Në mjedisin tonë të gjithë kanë rrëmbyer mikrofonat e një monologu agresiv konfliktual moskuptimi dhe mosmarrëveshjeje. Ndërkohë që ne shqiptarët në Shqipërinë tonë dhe pjesët tona jashtë nesh duhet të dimë të bisedojmë e të merremi vesh me njëri-tjetrin. Nëse ky komunikim humbet, atëherë ne rrezikohemi të mbetemi një moskuptim i madh fatal për të tjerët.

Ne vijmë nga diktatura me pengje të mëdha historike, kemi kryer krime në kulturë, kemi zëvendësuar historinë me një surrogat, kemi deformuar ndërgjegjen tonë, kemi vrarë poetë, artistë muzikantë, dhe një pjesë e jona ka mbetur peng te veprat kriminale që i ka kryer në diktaturë, dhe po t’i shtosh kësaj edhe mentalitetin komunist që mbisundon në sjelljet e intelektualëve kupton se ky është ende një tranzicion social, kulturor dhe politik.

Më lejoni të them se disa nga këta i kanë ndërtuar karrierat e tyre duke kryer krime, mbeten njerëz me të shkuar të zezë, e kështu sot në apati eklipsojnë mjedisin kulturor duke krijuar banda edhe në kulturë, të cilat edhe pse të përkohshme janë të frikshme dhe të turpshme për një shoqëri, e cila duhet të ketë për destinacion lirinë dhe integrimin.

 

Çfarë duhet të “vijë ndryshe”?

Në botë, PEN qendrat janë institucione të rëndësishme për çdo identitet, shkrimtarët që e kanë udhëhequr dhe e drejtojnë sot janë dhe mbeten mendimtarë dhe intelektualë të mëdhenj, si Gollsworthi, Moravia, Artur Miller, Umberto Eko, Liu Xia Obo, apo Mario Varga Lljosa.

PEN në Shqipëri ka emra të njohur, shkrimtarë, poetë, botues përkthyes, gjuhëtarë, gazetarë dhe intelektualë me reputacion dhe integritet, por dua të theksoj mendimin se mjedisi shqiptar është mjedis postkomunist me probleme dhe pengje të thella në historinë tonë si komb dhe është pikërisht misioni i PEN ta ndryshojë këtë mjedis duke e sfiduar duke ndërtuar një mjedis me integritet. Ky është vizioni i PEN. Shqipëria nuk është një ishull në çati të botës.

21.06.2012

Burimi: Gazeta Shqip

kulture 9 vite më parë
admin
Etiketime kulture
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Samaras, kryeministri i Greqisë Kabineti i…

Pasardhëse

Kukësi, me stadium të ri në…

Të Ngjashme

Durrës: Në zonën e Kodër Vilës mbillen 170 pisha të reja

Durrës: Në zonën e Kodër Vilës mbillen 170 pisha të reja

admin 3 vite më parë

Fara e zezë ilaçi i të gjitha sëmundjeve

admin 8 vite më parë

Emocionet mund te ju shtyjne te humbisni peshe (Burimi: Ikub)

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com