Gjykatësja më e famshme femër në Britaninë e Madhe është arrestuar pasi kishte mashtruar policinë me deklarimet e saj, raporton Daily Mail.
Gjykatësja Constance Briscoe, 55 vjeç, kishte mashtruar në lidhje me gjyqin ndaj Chris Huhne, ish- ministër i Energjetikës, që u detyrua të jepte dorëheqjen.
Por si është historia?
Chris Huhne kishte mashtruar për një gjobë shpejtësie me makinë. Ai i kishte kërkuar gruas së tij në atë kohë, Vicky Price, që të merrte ajo përgjegjësinë për gjobën, sikur ishte ajo në timon. Në këtë mënyrë ministrit nuk do i hiqeshin pikët nga patenta.
Por Huhne u nda me Vicky Price, duke e lënë atë për këshilltaren e tij në vitin 2010.
Vicky nuk e pranoi këtë poshtërim dhe vendosi që të nxirrte në shesh skandalin e pikëve në patentë.
Vicky, shoqe e ngushtë me gjykatësen Constance Briscoe, bashkëpunuan që lajmi të dilte në gazetë. Gjykatësja gjeti një gazetar freelance dhe i dha lajmin. Ai e shpërndau dhe më pas Huhne u detyrua që të jepte dorëheqjen.
Në një e-mail, gazetari dhe editori i gazetës, e ftonin gjykatësen për të pirë diçka nga gëzimi i largimit të Huhne.
Por e pyetur nga policia, gjykatësja mohoi që të kishte dijeni për rrjedhjen e informacionit për pikët në patentën e ish- ministrit.
Tani është zbuluar se ajo ka mashtruar dhe policia i ka vënë prangat.
27.02.2013
Burimi: Gazeta Tema