Ndryshime të reja në kupolën e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka emëruar një pedagog të Akademisë së Policisë në një post të lartë. Bëhet fjalë për Drejtorin e Standardeve profesionale, e cila do të mbikëqyrë ddhe vendosë rregullat e oficerëve. Kjo drejtori do të krijojë edhe kriteret e reja për rangjet e lartë të drejtimit të Piolicisë së Shtetit.
Policia e Shtetit është shërbimi policor i Republikës së Shqipërisë. Ajo është institucion i administratës publike, strukturë e Ministrisë së Brendshme. Ministri ka përgjegjësinë të sigurojë efektivitetin dhe efiçencën e punës së Policisë. Në përgjegjësitë e ministrit nuk përfshihet drejtimi operacional i Policisë. Misioni i Policisë është të ruajë rendin dhe sigurinë publike, në përputhje me ligjislacionin në fuqi dhe duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
Kupola e Policisë së Shtetit pëson sërish ndryshime, ja lëvizjet
Në drejtorinë e standardeve profesionale është emëruar Arben Saliu. Ndërkaq, Fredi Agastra, është emëruar si Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm. Agastra ka mbajtur deri tani postin e kreut të Standardeve Profesionale.
Për lajm-shqip:
Ylli Pata